GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Karathano merr 2.4 MLN € më shumë, Manastirliu ia faturon për më pak analiza

12:13 - 27/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Karathano merr 2.4 MLN € më shumë, Manastirliu ia faturon për më pak analiza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i laboratorëve mjekësorë është kontrata e katërt e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë dhe parashikohej në fillim t’u kushtonte taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.

Kontrata u fitua nga konsorciumi “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare “Laboratory Networks”.

Por, në fakt ky koncesionar po përfiton më shumë para nga se është parashikuar , edhe pse në çdo vit ka ulur numrin e analizave që kryen. Të gjithë këtë vorbull e shkakton biznesmeni greko-shqiptar Jani Karathano, i cili është pronari i firmës “AB Laboratory Solutions BV”.

Çdo vit ai po rrëmben më shumë fonde nga Sektori i Shëndetësisë, me urdhër të ministres Ogerta Manastirliu. Këtë e tregon raporti vjetor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), i cili tregon se në vitin e shkuar numri i ekzaminimeve laboratorike vitin e kaluar ishte 5,372,603 me rënie 17 % në krahasim me vitin 2021, por sakaq pagesat buxhetore u rritën së tepërmi vitin e kaluar ndaj PPP-së që ofron ketë shërbim.

Ndërkohë, FSDKSH i  pagoi vitin e kaluar koncesionin e laboratorit me 1,6 miliardë lekë nga 1,1 miliardë lekë në vitin 2021 me një rritje 46%.

Në fillim të vitit 2022, në projektbuxhet financimi i këtij shërbimi u parashikua me 1,360,130,000 lekë, por me një akt normativ ne mes te vitit qeveria e çoi fondin për PPP-në e laboratorit në mbi 1,6 miliardë lekë, shumë e cila u disbursua totalisht. Kështu Jani Karathanos iu bë një dhuratë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta  Manastirliu dhe drejtorja e Fondit, Albana Çela rreth 500 milionë lekë më shumë.

Sipas të dhënave të publikuara në raport evidentohet se, vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro.

Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së prej mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncesionin e laboratorit.

“Nga krahasimi i periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2021 me periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2022 rezulton se janë realizuar 121,970 ekzaminime më pak për vitin 2021. – Nga krahasimi i periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2020 me periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2022 rezulton se janë realizuar 286,796 ekzaminime më pak në vitin 2020”, thuhet në raport.

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH. Sigurisht, nëse ecën me këto ritme pritet ta tejkalojë fondin e parashikuar.

Theksojmë se qysh nga dhënia me koncesion e laboratorëve janë ndërruar 6 drejtorë në krye të Fondit Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa njëri prej tyre është kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Vjedhjet në FSDKSH

Znj. Albana Çela në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të komanduar të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor më 3 dhjetor 2020, duke zëvendësuar Eliza Berziun e cila qëndroi vetëm 3 muaj në post.

Ajo ka zëvendësuar Rudina Degjonin. Elisa Berziu, e cila ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes pranë kryeministrit Rama, ishte drejtoresha e 10 e FSDKSH gjatë pesë viteve. Në vitin 2015 u largua Astrit Beci, i cili ishte emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vitin 2013.

Në vend të Astrit Becit u emëruar Milva Ekonomi, e cila vinte jashtë fushës së mjekësisë. Ekonomi u emëruar në qershor të vitit 2015 dhe u larguar në dhjetor të po atij vitit. Në 29 dhjetor të 2015, Këshilli Administrativ i FSDKSH, emëroi në krye të FSDKSH, Vjollca Brahon, eksperte kontabël, ndërsa ishte pjesë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pas largimit të Brahos, në vend të saj u emërua Erion Manohasa në datën 21 tetor 2016.

Manohasa u pezullua dhe më pas u shkarkuar nga detyra në prill të 2017, ndërsa u akuza për shpërdorim detyre.

Më pas Manohasa u emëruar në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave, pasi çështja e tij u pushua. Ai dha dorëheqjen pas 24 orësh nga ky post. Ndërsa në krye të FSDKSH vijonin lëvizjet. Në vend të Erion Manohasa u emëruar Alketa Hila, e cila qëndroi në detyrë deri në maj të 2017.

Në vend të saj u emërua Eduard Ahmeti, i cili u largua në shtator të 2018. Ahmeti më vonë u emëruar Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në vend të tij, në shtator 2018, u emërua drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) Anila Denaj. Zonja Denaj qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë pasi janar të 2019 u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Në vend të Denajt u emërua Adela Xhemali, e cila më pas u zëvendësua nga Rudina Degjoni, e cila dha dorëheqjen dhe u zëvendësua me Elisa Berziu. Duket qartë se vorbulla e lëvizjeve në krye të institucionit shkurtonte kohën e qëndrimit në detyrë, sa më tepër Karathano forconte lidhjet me ministren Manastirliu dhe kryeministrin Rama. Forcimi i miqësisë kërkon më tepër fonde për të ushqyer koncesionin dhe korrupsionin!

Lexo edhe: Koncesionari i Manastirliut merr 670 MLN lekë pa garë nga spitali i Erdoganit në Fier

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: karathanokoncesionari i laboratorevemanastilriu

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Vrasja e Fatjon Bicit, gjykata e Elbasanit lë në burg 3 të miturit

Vrasja e Fatjon Bicit, gjykata e Elbasanit lë në burg 3 të miturit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com