GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo kritikoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke e cilësuar një “shfaqje mediatike” që nuk zgjidh problematikën me të cilën përballen qytetarët shqiptarë: çmimi i lartë të karburantit.

Bozdo theksoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon, dy herë më i lartë se Kosova apo Maqedonia e Veriut dhe se përgjegjësia për këtë bie mbi taksat e larta të vendosura nga qeveria.

Ai paralajmëroi se Partia Demokratike do të zbatojë masa konkrete për uljen e çmimit dhe për përmirësimin e cilësisë së karburantit sipas standardeve evropiane.

Reagimi i plotë;

 

Edi Rama takoi sot grosistët e naftës dhe u kërkoi që peshën e rritjes së çmimit të karburantit prej krizës iraniane ta mbajnë ata.

 

Një takim qesharak, sepse as bashkëbiseduesit dhe as mesazhet e Ramës nuk e zgjidhin çështjen që shqetëson shqiptarët sot: koston e një litri karburanti, që sot kishte kapur 2 mijë lekë, kur Kosova dhe Maqedonia, të dyja pa dete dhe pa porte, paguajnë 30% më pak.

Me pak fjalë, Rama takoi ata që nuk duhet, u foli atyre që s’kanë lidhje dhe nuk pranoi asgjë nga përgjegjësitë e tij.

Takimi ishte thjesht një shfaqje mediatike, sepse:

Së pari, Rama nuk mori përsipër të mbajë asnjë kosto mbi vete, duke konfirmuar se s’ka ndërmend të ulë asnjë nga taksat e pafundme që rëndojnë konsumatorët. Çmimi i karburantit në Shqipëri është më i larti në Evropë në raport me fuqinë blerëse dhe dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, si Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Qeveria Rama e takson naftën me 60%, kur mesatarja e vendeve të BE-së është rreth 50% dhe e vendeve të OECD rreth 45%. Kjo është arsyeja pse këtu te ne kushton kaq shumë nafta dhe shqiptarët zgjedhin të furnizohen në Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni. Për të mos folur pastaj për ndryshimin e madh të cilësisë së naftës.

Së dyti, është rast unik që Kryeministri bisedon me tregtarët për çështje çmimi. Nuk kemi parë asnjë kryeministër në BE apo gjetkë të ndërmarrë takime të tilla. Kriza nuk është shkaktuar prej grosistëve dhe çmimi shumë i lartë i naftës në Shqipëri vjen vetëm prej taksave të qeverisë. Por, nëse ka dyshime për këtë të fundit, Rama lehtësisht mund të ngarkojë Autoritetin e Konkurrencës të vëzhgojë tregun dhe të sigurojë transparencën.

Së treti, nga ky takim morëm vesh diçka me shumë rëndësi: që Shqipëria ka vetëm 30 ditë rezerva, nga 90 ditë që duhet të ketë sipas kërkesës së Direktivës së BE-së, e detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga ne. Dhe meqenëse do të bëhemi vend anëtar së afërmi, sipas Kryeministrit, kush e mban përgjegjësinë për këtë fakt të rëndë që kërcënon sigurinë kombëtare?

A do t’ua kërkojë edhe këtë Rama grosistëve?

Partia Demokratike i mbahet premtimit për reduktimin e taksës së qarkullimit. Vetëm kjo masë do të ulë me 240 lekë çmimin e 1 litri naftë. Shqiptarët nuk duhet dhe nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë se kosovarët dhe maqedonasit.

Duke rifunksionalizuar dhe nxjerrë nga korrupsioni inspektoriatet përkatëse, brenda 30 ditëve të para të qeverisjes sonë, cilësia e naftës që do t’u shitet qytetarëve do të jetë e standardeve të vendeve të BE-së.

Çdo litër naftë me çmim abuziv dhe me cilësi të keqe është një arsye për protestë.

gijotina.com/

Etiketa: nafta

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Para
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com