“Bordi i Transparences”, Autoriteti i Konkurrences, Doganat, Ministria e Financave dhe vete kryeministri jane kthyer si artiste cirku, prestixhiatore qe mashtrojne opinionin me shifra ku tregtari fiton gjithnje, por jo qytetari..
Kete po e ilustrojme me vendimin e sotem te “Bordit”.
Nga ora 20.00 e kësaj të premteje, qytetarët e blejnë naftën 6 lekë më shtrenjtë. Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, ku për herë të parë është aplikuar edhe reduktimi i akcizës.
Nga 218 lekë që shitej nafta prej 28 marsit, me vendimin e ri ajo do të tregtohet me 224 lekë litri në pikat e pakicës, dhe jo më shumë se 212 lekë nga pikat e shumicës.
Në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë sqarohet se çmimet reja janë caktuar pasi është ulur me 20% akciza, si edhe TVSH-ja që ulet automatikisht nga reduktimi i saj. Ministria sqaron se çmimi faktik i naftës është ulur me 9.5 lekë falë kësaj ndërhyrje në taksa. Pasi nëse akciza nuk do të ulej, sot nafta do të tregohej me 233.5 lekë për litër.
Në aktin normativ të miratuar këtë të premte në qeveri thuhet se sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të rezultojë mbi 220 lekë për litër, do të ulet akciza me 20%. Me këtë reduktim vlera e akcizës në një litër naftë ulet në 31.5 lekë.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë i njëjtë në 181 lekë litri, dhe shumica 169 lekë/litër. Qeveria ka vendosur që nëse çmimi i benzinës do të kalojë 200 lekë litrin, do të aplikohet edhe për këtë produkt ulja e akcizës.
Ministri i financave Petrit Malaj sqaroi se akti normativ i reduktimit të akcizës do të jetë në fuqi deri kur situata e krijuar me çmimet të zgjidhet.
“Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë Aktin Normativ për të ulur akcizën, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, sidomos në 48 orët e fundit. Ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht”, thotë Malaj.
Ky vendim i qeverisë erdhi për shkak të rritjes së shpejtë të çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare, ku shifrat zyrtare tregojnë se një tonë naftë më 2 prill është zhdoganuar me 1,617 dollarë, nga 1,435 dollarë të premten e kaluar.










Discussion about this post