GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas Ballukut, Rama i del në mbrojtje edhe Karçanajt të AKSHI-t: Ka punuar me përkushtim

12:16 - 17/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt, ish drejtoreshës së AKSHI-t, e akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderat dhe actualist është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kreu i qeverisë në prezantimin e drejtorit të ri, Igli Tafa, ka falënderuar publikisht për kontributin e saj shumëvjeçar në administratën publike dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj saj.

Kryeministri theksoi se Karçanaj ka qenë një nga figurat më të angazhuara në punë, duke e cilësuar si “e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej.

“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajn, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej. Jam pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjera të cilat nuk kanë lidhje me Lindën”, tha Rama.

Ai deklaroi se nuk ka dijeni për kompanitë e përfshira në hetimin e Prokurorisë së Posaçme.

“Unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karriere nga më të shkëlqyerat. Me të gjithë partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsofet etj. Unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat e jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karcanaj. Ajo ndodhet në një kalavar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë. Kjo nuk dot ë thotë që ti hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe ti hidhet poshtë revolucioni.

Nuk duhet të dorëzoheni, nuk duhet të ligështoheni, duhet të jeni solidarë, duhet të kuptoni që në fund të ditës çfarë nuk të vret vetëm të forcon. Kjo është jeta, ka sfida që i zgjedhim vetë. Duam të bëjmë Inteligjencën Artificiale një forcë të re të këtij vendi. Kjo është një sfidë që e zgjedhim ne. Por ndërkohë që ne duam të bëjmë këtë, ka një sfidë që na zgjedh ne, që është sfida që  të përballemi me një çështje të drejtësisë, në këtë rast prek AKSHI-n. Kjo krijon mjegull dhe nën mjegull ju e dini sesa hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë ka Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë aspak që ne të mos shohim që e nesërmja është përsëri e jona dhe nesër dielli do të lindë përsëri” , tha Rama.

AKSHI është cilësuar edhe nga opozita  si kopshti i familjes së Edi Ramës, pasi i ka pasuruar ata, duke e nisur me baxhanakun e Ramës, i cili ka përfituar miliona nga AKSHI.

 

Etiketa: KarcanajKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi
Aktualitet

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Para
Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit

Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26

Shteti shqiptar përballet një vendimi konfiskimi nga jë Gjykatë Arbitrazhi në SHBA, në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan Mark Crawford. Kompania...

Lexo më shumë
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com