GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kardiologia jep arsyet e numrit të madh të sëmundjeve kardiake te shqiptarët

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Kardiologia jep arsyet e numrit të madh të sëmundjeve kardiake te shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sëmundjet e zemrës po i vrasin shqiptarët. Pikërisht problemet shëndetësore të zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë. Sipas të dhënave referuar Institutit të Statistikave, për vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve erdhi si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut.

”Sëmundjet kardiovaskulare sot njihen si pandemi e heshtur. Duke ju referuar të dhënave të OBSH, Shqipëria është renditur ndër vendet me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pikërisht llogaritet që ne kemi 150-300 sëmundje kardiovaskulare për 100 mijë banorë, dhe kjo është karakteristikë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”- tha mjekja kardiologe, Ëngjellushe Hasani.

Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare në vendin tonë nisi të vihej re që në periudhën e pandemisë së Covid-19.

Faktorët e rrezikut janë shtuar duke u bërë ndikues stili i jetës, obeziteti, stresi, duhanpirja. Shqetësues mbetet edhe fakti i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës edhe tek moshat e reja.

“Kemi shumë në dorë që të ndërhyjmë tek faktorët e modifikueshëm, siç është stili jetesës, mirëmjekimi dhe mirëmnenaxhimi I hipertensionit, I diabetit. Kemi një rritje të personave të rinj që janë përfshirë në sëmundje kardiovaskulare, sigurisht te kjo ndikojnë faktorët si puna me orare të zgjatura ose zhvillimi I teknologjisë që ka bërë që njerëzit të punojnë më tepër ulur. Ekziston edhe studim dhe është vënë re që kemi një rritje të vdekjeve të personave që rrinë shumë gjatë ulur”- tha Hasani.

Në Shqipëri gjatë vitit 2022 u shënuan 23.998 vdekje, cka tregon një rënie prej 21,3 % krahasuar me vitin e kaluar. Sa i përket gjinisë më tepër fatalitete pati tek burrat me 53,8 % dhe 46,2% tek gratë.

Pas zemrës, peshën më të lartë të vdekjeve e mban grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, me 20,3 %. Ndërsa në vend të tretë qëndrojnë sëmundjet tumoriale me 13.5%. Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë për fatalitete jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i vdekjeve nga zemra është 17.9 milion në vit, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 ky numër të rritet e të shkojë në 22.2 milionë vdekje në vit./TopChannel

Etiketa: Lifestyleprobleme kardiake

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Para
“O besëprerë”, Basha-qytetarit: Hajde, unë nuk shaj njeri…

“O besëprerë”, Basha-qytetarit: Hajde, unë nuk shaj njeri…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të...

Lexo më shumë
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com