GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Karikaturat skandaloze të Charlie Hebdo, Irani paralajmëron Francën

17:38 - 05/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Karikaturat skandaloze të Charlie Hebdo, Irani paralajmëron Francën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani paralajmëroi qeverinë e Parisit për hakmarrje pasi gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi karikatura të diskutueshme që përshkruanin liderin suprem fetar Ayatollah Ali Khamenei. Dje, shtypi francez publikoi dhjetëra karikatura kundër regjimit iranian, të mbledhura nga drejtuesit e gazetës, si pjesë e një konkursi ndërkombëtar, për të zgjedhur filmin vizatimor më të mirë për të zbukuruar kopertinën e saj më 7 janar.

8 vjet më parë sot, gazeta satirike franceze u sulmua nga terroristët si hakmarrje për karikaturat e saj që u konsideruan si fyerje për Profetin Muhamed. 12 persona humbën jetën. Publikimi i karikaturave të Muhamedit kishte ngjallur zemërim në vendet myslimane dhe sulmet e vitit 2015 kishin krijuar një lëvizje të madhe mbështetjeje për Charlie Hebdo në mbarë botën. 8 vjet më vonë, gazeta satirike franceze është gati të publikojë një tjetër numër special që do të mbështesë me zjarr “tsunamin” e protestave antiqeveritare në Iran, duke synuar regjimin teokratik të Ali Khameneit.

Veprimi fyes

“Veprimi fyes dhe i papërshtatshëm i një shtypi francez duke botuar skica kundër udhëheqjes fetare dhe politike nuk do të kalojë pa një përgjigje efektive dhe të rreptë,”- tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në Twitter.

Skica, e cila u dallua nga 300 të marra nga menaxhmenti i gazetës satirike nga vende të ndryshme si Irani, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Senegali dhe Australia, tregon një grua topless me këmbët e shtrira gjerësisht dhe mullahët në radhë teksa futen në trupin e saj. Kjo kopertinë do të zbukurojë faqen e parë të gazetës “Charlie Hedbo”, e cila pasnesër do të dalë në stendat e gazetave.

Gazeta satirike

Gazeta satirike donte të shprehte në këtë mënyrë mbështetjen e saj për iranianët, dhe veçanërisht gratë, të cilat kanë dalë në rrugë muajt e fundit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të ashpra të qeverisë së Teheranit. Gjithçka nisi kur “policia e moralit” reagoi me ashpërsi ndaj të resë Mahsha Amini, e cila u rrah pasi nuk e mbante siç duhet shaminë dhe më në fund ndërroi jetë në spital, duke shkaktuar bujë reagimesh.

Si pjesë e numrit të saj special të 7 janarit, përvjetorit të përgjakshëm të sulmit terrorist të Charlie Hebdo në 2015, e përjavshmja satirike nxitoi të mbështesë iranianët që kanë protestuar gjatë katër muajve të fundit pas vdekjes së padrejtë të gruas kurde 22-vjeçare Makhsa. Amini, më 16 shtator 2022, u arrestua nga “policia e moralit” për shkelje të kodit të veshjes që kërkonte që gratë të mbanin shami në publik.

Protestat në Iran

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, nga 16 shtatori e deri më sot, të paktën 503 civilë kanë humbur jetën nga zjarri i autoriteteve iraniane për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare.

Gazeta satirike franceze ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha këto dyshohet se ishin hakmarrje për karikaturat që ajo ka publikuar herë pas here që përshkruanin në mënyrë të diskutueshme profetin Muhamed.

Etiketa: FrancënIraniparalajmeron

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt
Aktualitet

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt

14:02 - 15/01/26
Para
Kejvina ultimatum Kristit: Sonte, do flesh me mua ose… (VIDEO)

Kejvina ultimatum Kristit: Sonte, do flesh me mua ose… (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com