GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Karta Studentit” e Lali Erit/ Denoncohet tenderi 72 MLN lekë për faqen Web

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Karta Studentit” e Lali Erit/ Denoncohet tenderi 72 MLN lekë për faqen Web
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndan me miqtë e tij lekët që duhej të shkonin për projektet e të rinjve. Këtë herë kryetari ka njoftuar tenderin me objekt “Platforma e integruar e Agjencisë së Rinisë”, me fond limit 7,200,000 lekë (pa tvsh). Procedura është zhvilluar me datë 8 janar 2024 nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Rinisë, që është krijuar Veliaj për të mbajtur me projekte studentët dhe “shoqërinë civile”.

Më konkretisht, ky tender synon mirëmbajtur faqes Ëeb të Agjencisë. Kaq shumë lekë për këtë faqe dhe nuk është hera e parë që planifikohen paratë për një shërbim që realisht bëhet 1 mijë herë më lirë.

Fillimisht të sqarojmë se dikush, i pakënaqur nga tenderi i Lali Erit po i nxjerr lakrat procesit të korruptuar.

Agjencia e Lali Erit ka mbajtur me datë 8 garën për tenderin dhe menjëherë në datë 17 janar 2024 është bërë një ankesë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Kompania INET” SHPK deklaron se Komisioni i Vlerësimit të ofertave në bashkinë Tiranë ka skualifikuar ofertën e saj pa të drejtë për t’ia lënë rrugën hapur një tjetër firme të paracaktuar si fituese.

“Në datën 17.01.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik me nr. A/2024/3756, si dhe nr. protokolli 109/2024 datë 17.01.2024 e operatorit ekonomik “INET” SHPK për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur, e thjeshtuar”, me Nr. REF-92131-12-26-2023, me objekt: “Platforma e integruar e Agjencisë së Rinisë”, me fond limit 7,200,000 lekë (pa tvsh), zhvilluar me datë 08.01.2024 nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Rinisë.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “INET” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit”, thuhet në ankesë.

Sipas dokumentit, kjo firmë është skualifikuar sepse nuk ka dorëzuar dokumentet ku mund të vërtetojë që ka kryer punë të ngjashme më parë. Kur në fakt rregulli i kërkon që AK duhet të njoftojë konkurrentët për këtë dokument dhe t’u japë një afat kohor për ta plotësuar këtë mangësi.

Këtë rregull nuk e ka ndjekur stafi i Lali Erit, por ka firmosur skualifikimin e menjëhershëm të kësaj firme. Kjo kompani sot pranë KPP kërkon të drejtën dhe denoncon abuzimet e Veliajt. Presim tani që vetëm KPP të veprojë sipas ligjit dhe të anulojë  procedurat, pasi janë të shumta denoncimet që vijnë ndaj Bashkisë Tiranë për shkeljet e bëra.

Miliona shpenzime çdo vit

Sa i përket shpenzimit prej 72 milionë lekësh, e përmendën edhe pak në fillim, që po hidhen para për një platformë të dështuar të Agjencisë së Rinisë. Më herët Gijotina.com ka publikuar denoncimin që ishte bërë për tenderin me objekt “Blerje shërbimi për mirëmbajtjen e objekteve specifike ËEB, Aplikacion, Platforma e Kartës së Studentit, si dhe hostimi i tyre”,, sërish në dorën e Agjencisë së Rinisë.

Me këtë tender Lali Eri justifikohej se do të përmirësohej shërbimi për shpërndarjen e kartës së studentit, në fakt gjithçka është një mashtrim, sepse ato karta pothuajse nuk kanë asnjë vlerë. As për shërbimet bazike të pretenduara si supermarkete, mensa, optika, librari, studentëve nuk iu bëhet ulje. Maksimumi që mund të përfitosh me kartën e studentit është deri në 3% ulje për totalin e shpenzimeve.

Kjo kartë shërben vetëm për të marrë abone të transportit urban ku bëhet një ulje e konsiderueshme, por për një numër të kufizuar.

Agjencia u krijua në vitin 2019 si institucion në varësi të Veliajt, me qëllimin e vetëm për të administruar Kartën e Studentit.

 

Etiketa: abuzimAgjencia e RiniseErion Veliajkarta e studentittender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Rrëzohen pemë në qytetin e Pogradecit, shkak moti i keq

Rrëzohen pemë në qytetin e Pogradecit, shkak moti i keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com