GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KAS rrëzoi pretendimet për Gjirokastrën, LSI: Vendim politik në shërbim të rilindjes

12:00 - 19/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS rrëzoi pretendimet për Gjirokastrën, LSI: Vendim politik në shërbim të rilindjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon pas vendimit të KAS për të rrëzuar kërkesën për ankimim të zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës.

Braimllari tha në një deklaratë për media se vendimi i sotëm i KAS është arbitrar, i njëanshëm dhe politik, në shërbim të Rilindjes, ndërsa u shpreh se LSI d t’i shkojë deri në fund betejës.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!
Vendimi i sotëm i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve është arbitrar, i njëanshëm, politik në shërbim të Rilindjes.

Shqiptarët sot janë dëshmitarë që 25 prilli ishte një masakër e vërtetë elektorale.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u shndërrua në një avokat të krimit zgjedhor të rilindjes, të kapjes së zgjedhjeve dhe shtetit duke mohuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të votuar.
Vendimi anti kushtetues dhe tërësisht politik i Komitetit të Ekspertëve i mohoi në mënyrë të njëanshme dhe cënoi të drejtën e votës për mijëra qytetarë shqiptarë që janë jashtë kufijve dhe pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve e tërhoqi këtë vendim duke treguar qartë që ishte një vendimmarrje politike.
Provat e bëra publike nga LSI, sesi përfaqësues të Rilindjes në Gjirokastër, anëtarë të komisioneve zgjedhore dhe numërues kanë hyrë në Shqipëri pas datës 19 prill dhe nuk iu janë nënshtruar karantimit duke thyer vendimin e Komitetit Politik të Ekspertëve.

Është provuar dhe nga pajisja elektronike e identifikimit që në Gjirokastër ashtu si edhe në Berat por dhe në të gjitha qarqet e vendit një person ka votuar më shumë se një herë, duke delegjitimuar procesin e 25 prillit.
Këto fakte, të deformimit të vullnetit të qytetarëve, të mohimit të të drejtës për të votuar por dhe të votimit në emër të personave të tjerë tregojnë qartë se 25 prilli është një masakër e vërtetë elektorale e cila filloi para ditës së zgjedhjeve, u ekzekutua ditën e zgjedhjeve dhe vazhdon të shkatërrohet hapur në sy të të gjithë shqiptarëve.
Asnjë hap pas nuk do të ketë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i shkojë deri në fund betejës për zbardhjen e së vërtetës për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Etiketa: GjirokasterKASLSIPolitike

Lajme të lidhura

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës
Breaking Views

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

18:27 - 03/03/26
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi
Breaking Views

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

17:30 - 03/03/26
Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera
Breaking Views

Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

17:03 - 03/03/26
Para
269 raste të reja dhe 9 viktima me Covid-19 në Kosovë

Maqedoni e Veriut/ 87 raste dhe 17 vikitima nga Covid në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Nxënëset e vrara në Iran, OKB: Sulm i tmerrshëm, duhet hetim i menjëhershëm dhe i plotë
Botë

Nxënëset e vrara në Iran, OKB: Sulm i tmerrshëm, duhet hetim i menjëhershëm dhe i plotë

18:50 - 03/03/26

Zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së bëri thirrje për hetim të sulmit vdekjeprurës ndaj një shkolle për vajza...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

18:27 - 03/03/26
Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

17:52 - 03/03/26
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

17:30 - 03/03/26
Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

17:03 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com