GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë: Nuk duhej lejuar

18:35 - 27/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë: Nuk duhej lejuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ kërkoi rishqyrtimin e një ankese ndaj mitingut të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si në shkelje të Kodit Zgjedhor. Për t’i shpëtuar ndalimeve që vendos Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike para zgjedhjeve, kryeministria i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 14 shkurt njoftimin për një aktivitet të kryeministrit Edi Rama me rastin e “Ceremonisë së Hapjes “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Aktiviteti u njoftua të zhvillohej në 20 shkurt në orën 16.00 në prani edhe të funksionarëve të huaj.

Por ndryshe nga njoftimi në KQZ, të enjten e 20 shkurtit Rama mblodhi në “Sheshin Skënderbej” mijëra punonjës të Bashkisë së Tiranës, që u rreshtuan në kuadrate ndërsa kishin të veshur uniformat e punës. Ndryshe nga njoftimi, Rama e përdori tribunën për të dhënë mesazhe elektorale, ndërsa sulmoi kundërshtarët, kritikët dhe gazetarët dhe cilësoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si të bërë “pa gjyq”.

I vënë në lëvizje nga ankimi i organizatës “Qëndres Qytetare”, e cila i pati kërkuar KQZ ta ndalonte aktivitetin, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve gjeti të enjten se përmbajtja e aktivitetit ishte e ndryshme nga ajo që ishte njoftuar. KAS gjeti se aktiviteti i 20 shkurtit 2025 i zhvilluar në orën 16.30 ishte “i ndryshëm nga ai që u raportua në KQZ”. Komisioni prishi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që pati rrëzuar ankimin e “Qëndresës Qytetare” për bllokim të mitingut dhe kërkoi që rasti të rishqyrtohej.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Vendimi në fjalë u votua nga 5 anëtarët e KAS.

I pyetur nga BIRN, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duhej të rimerrte në shqyrtimin ankimin e tyre dhe rekomandonte gjobë ndaj kryeministrisë për mosraportim të aktivitetit.

“Sot hodhëm hapin e parë drejt ndëshkimit të kryeministrit të vendit për tubimin në sheshin për para bashkisë. Një veprim i cili ishte i paraportuar në KQZ, por edhe një veprim në gjykimin tonë përdorte burimet dhe punonjësit e administratës së bashkisë”, tha Xhemollari.

Ai tha se vendimi i KAS ishte një mesazh se kushdo prej zyrtarëve qoftë edhe kryeministri “do duhet t’i nënshtrohet rregullave të administrimit zgjedhor”.

Etiketa: Bashkikas. mitingKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aktualitet

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Para
A bëni s*ks ju o të virgjër?’/ Nxehet situata në BBV, Egli i ulëret banorëve (Video)

A bëni s*ks ju o të virgjër?’/ Nxehet situata në BBV, Egli i ulëret banorëve (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com