GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kasaforta që mund të shpëtojë botën, ruan “thesare” nga Shqipëria

18:20 - 25/03/23
në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Kasaforta që mund të shpëtojë botën, ruan “thesare” nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ngricat e përhershme, në arkipelagun Svalbard në Arktik, gjendet një kasafortë misterioze që ka ngjallur gjithmonë shumë teori konspirative. Rrethuar nga bora, akulli dhe arinjtë polarë, objekti strehon 1.2 milionë mostra farërash nga çdo cep i planetit. Në rast të ndonjë katastrofe, apokalipsi apo fatkeqësie natyrore, kjo kasafortë do të parandalojë humbjen e përhershme të llojeve të bimëve dhe kulturës bujqësore të zhvilluar nga shoqëria njerëzore për më shumë se 12 000 vite.

Pasi një bankë e ngjashme farash në Alepo u shkatërrua gjatë luftës civile siriane, në vitin 2008 u hap Kasaforta Globale e Farave në Arktikun norvegjez. Ndonëse është e mbyllur për publikun, së fundmi ka nisur një fushatë ku njerëzit mund të hyjnë në një turne virtual për të parë koleksionin e madh të zhardhokëve, orizit, drithërave dhe farave të tjera.

“Po të futesh brenda në kasafortë duket sikur je në një katedrale. Ka tavane të larta dhe zëri jehon. Kur hyni nëpër galeri për të parë koleksionet, temperatura është rreth -18C. Çdo farë mbyllet në një qese alumini hermetike dhe ruhet në kuti, ku mund të klikoni për të marrë informacione”, tha Lise Lykke Steffensen, përgjegjëse për funksionimin e kasafortës

Në teori, farat janë të sigurta, ndonëse hyrja e objektit u përmbyt nga uji në vitin 2017, pas një vale të nxehti në Svalbard. Megjithatë, ekspertët thonë se depozitat janë groposur aq thellë në ngrica të përhershme sa do të jenë të sigurta për shekuj me radhë.

Këtë javë, për herë të parë, kasaforta mori disa depozita të reja me fara nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Benini, së bashku me disa varietete luleshtrydhesh të egra nga një institut kërkimor gjerman. Bimë të tilla mund të jenë çelësi për të ndihmuar njerëzimin të ushqehet në rast se ngrohja globale do të arrijë nivele ekstreme.

Etiketa: kasafortaShqiperia

Lajme të lidhura

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Para
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, nesër fluturon Varshavës

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, nesër fluturon Varshavës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26

Procedura e prokurimit publik për pastrimin e njësive administrative Himarë, Horë dhe Vranisht është mbyllur me shpalljen e kompanisë ALKO...

Lexo më shumë
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com