GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kasanof takon Osmanin, zbardhen mesazhet e SHBA për Kosovën

18:39 - 10/10/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kasanof takon Osmanin, zbardhen mesazhet e SHBA për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof filloi të enjten një vizitë dyditëshe në Kosovë me një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një komunikatë të presidencës së Kosovës thuhet se në takim është diskutuar për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

Në komunikatë citohet presidentja Vjosa Osmani të ketë “shtruar nevojën e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara” si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, “që forcon sigurinë e vendit por edhe në stabilitetin e rajonit”.

Kjo është vizita e parë e Kasanof në rajon që nga emërimi i tij në këtë post. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se gjatë takimeve do të theksohet mbështetja amerikane për popullin e Kosovës, duke trajtuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur e shumetnik.

Kasanof i cili në fillim të javës ishte në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë arriti nga Serbia ku është takuar me udhëheqësit serbë. Në një intervistë për mediumin proqeveritar Kurir në Serbi, ai citohet të ketë thënë se një nga arsyet e vizitës në rajon është parandalimi i konflikteve të mundshme në rajon.

Sipas një përkthimi të Kuririt, Kasanof e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme gjetjen e një mënyre për të ecur përpara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar kërkesën amerikane që palët të zbatojnë marrëveshjen që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.VOA

Etiketa: Presidentja OsmaniSHBA

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Para
Kamerat zbulojnë dy vrasësit e shqiptarit Ben Arshiaj në Piza, u larguan me skuter

Kamerat zbulojnë dy vrasësit e shqiptarit Ben Arshiaj në Piza, u larguan me skuter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com