GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kasapi i Khan Younis”, ja kush vendos për fatin e robërve izaelitë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kasapi i Khan Younis”, ja kush vendos për fatin e robërve izaelitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 130 izraelitë rezultojnë të jenë marrë peng nga HAMAS. Shifra u bë e ditur nga vetë milicët të cilët kanë saktësuar se 100 janë në duart e Hamasit dhe 30 të tjerë janë të burgosur të Xhihadit Islamik.

Në krye të grupit fundamentalist të Hamasit që ka në dorë fatin e tyre është Yahya Sinëar, një nga themeluesit e degës ushtarake të grupit militant.

Po kush është Yahya Sinwar?

I lindur në vitin 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis, kur ishte ende nën sundimin egjiptian, Sinwar u rrit në Rripin jugor të Gazës. Ai u diplomua në shkollën e mesme për djem në të njëjtin qytet përpara se të frekuentonte Universitetin Islamik të Gazës, ku u diplomua në studimet arabe.

Arrestimi i tij i parë ndodhi në moshën 20-vjeçare, gjatë viteve të tij të universitetit për aktivitete subversive. Në këtë mënyrë ai u takua me disa aktivistë palestinezë dhe vendosi të bashkohet me ta për t’iu përkushtuar kauzës. Kështu, në vitin 1985 ai themeloi degën e sigurisë të Hamasit: një grup, qëllimi i vetëm i të cilit ishte të ndëshkonte të gjithë ata që shkelin “moralin” palestinez dhe ata që dyshoheshin se bashkëpunonin me Izraelin. Pamëshirshmëria e tij dhe numri i ekzekutimeve që ai urdhëroi dhe kreu, i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Younis”, kampi i refugjatëve në të cilin lindi.

Disa vite më parë ai deklaroi se do t’i “thyente qafën” kujtdo që kundërshtonte pajtimin, por në vitet 1980 detyra e tij ishte të vriste palestinezët që bashkëpunonin me Izraelin. Sinwar flet hebraisht, njeh shoqërinë izraelite, mentalitetin dhe ndjeshmëritë izraelite. Në CV-në e tij ai ka 23 vite në krye të aparatit kryesor të sigurisë së Hamasit, për gjurmimin dhe eliminimin e çdo bashkëpunëtori të mundshëm. Ai fitoi një reputacion si ndër më radikalët e grupit dhe për vite u konsiderua si lidhja midis krahëve ushtarakë dhe politikë të organizatës.

Në vitin 1988, ai organizoi rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe vrasjen e 4 palestinezëve të akuzuar si bashkëpunëtorë. Për këtë u arrestua dhe u mbyll në qeli në Izrael pasi u dënua me 4 burgime të përjetshme. Gjatë burgimit ai vuante nga dhimbje të forta në kokë. Ai u diagnostikua me tumor në tru, por u shërua pas një operacioni urgjent në një spital izraelit. Më 14 shkurt, një oficer i Shërbimit të Burgjeve izraelite zbuloi se Sinëar ishte në panik në atë kohë, nga frika për jetën e tij, por mirënjohës për kujdesin e shpejtë dhe profesional mjekësor që mori. Ky vlerësim do të zhdukej më pas me kalimin e viteve.

Në vitin 2011, ai u lirua si pjesë e grupit prej 1000 të burgosurish palestinezë të shkëmbyer me 1 ushtar të vetëm izraelit, Gilad Shalit, i kapur në vitin 2006 dhe i mbajtur peng në Gaza për 5 vjet. Kur u lirua nga burgu në vitin 2011, Sinëar u ankua se të burgosur të tjerë ishin ende në burgjet izraelite. Gjatë një fjalimi, ai i bëri thirrje krahut ushtarak të Hamasit të bënin përpjekje për të rrëmbyer më shumë ushtarë rivalë dhe për të siguruar lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë.

Sipas burimeve izraelite, Sinëar është një “armik i hidhur” edhe i egjiptianëve. Ai mbështet anëtarët e Shtetit Islamik që po luftojnë ushtrinë egjiptiane në shkretëtirën e Sinait. Ai gjithashtu favorizon marrëdhënie më të ngushta me Iranin.

Në vitin 2017 ai mori drejtimin e Hamasit në Rripin e Gazës pas zgjedhjeve të brendshme sekrete. Në mars 2021, Sinëar u zgjodh për një mandat të dytë 4-vjeçar si kreu i byrosë politike të Gazës. Ai u bë kështu zyrtari më i lartë i Hamasit në Gaza dhe sundimtari de fakto i Rripit. Ai është anëtari i dytë më i fuqishëm i Hamasit pas Ismail Haniyeh, i cili njihet si drejtues politik i Gazës.

Izaeli e ka vendosur Sinwar në krye të listës së personave më të kërkuar pas sulmit të fundit. “Yahya Sinëar është komandanti i këtij operacioni dhe ai është një njeri i vdekur. Udhëheqja ushtarake dhe politike e Hamasit, të gjitha strukturat e tij janë nën sulm dhe tashmë të dënuara” – tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

Sinwar është truri që lejoi Hamasin të merrte miliona dollarë nga Katari për të zbutur varfërinë e banorëve të Rripit. Për ta bërë këtë, ai mori dritën jeshile nga Benjamin Netanyahu, të cilit, midis shenjave të pragmatizmit dhe propozimeve të ndrojtura, ai i kishte shkruar edhe një letër në hebraisht. /Burimi: Il Giornale/

Etiketa: HamasKasapiKryesore1Lideri

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
Tiranë/ Autobuzi përplaset me taksinë (VIDEO)

Tiranë/ Autobuzi përplaset me taksinë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën
Breaking Views

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës...

Lexo më shumë
Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com