GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KASH reagon për situatën e tensionuar në Bosnje: Kërcënim serioz për stabilitetin e saj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KASH reagon për situatën e tensionuar në Bosnje: Kërcënim serioz për stabilitetin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një deklarate të përbashkët theksojnë se Bashkimi Europian dhe NATO nuk mund të heshtin mbi atë se çfarë po ndodh në Bosnje Hercegovinë.
Më tej në reagim theksohet se polarizimet e skajshme etnike dhe tensionet në rritje, të nxitura nga, politikat konfliktuale e jo-integruese si dhe veprimet provokative të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe minojnë stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen se vendet e BE-së dhe të NATO-s duhet të parandalojnë me vendosmëri çdo aksion që përmes faktit të kryer synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Polarizimet e skajshme etnike dhe tensionet në rritje, të nxitura nga retorika toksike, politikat konfliktuale e jo-integruese si dhe veprimet provokative të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe minojnë stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.
Në Bosnje-Hercegovinë është shpërfaqur episodi më tragjik i historisë së përgjakshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, të shkaktuar nga politikat hegjemoniste dhe genocidit të Serbisë së Millosheviçit. Faktet historike nuk munden dhe nuk duhet të heshten.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se tolerimi i politikave separatiste dhe gjuhës së urrejtjes rrezikon seriozisht përsëritjen e skenarëve të errëta të viteve 90′ në Ballkan.
Vendet e BE-së dhe të NATO-s duhet të parandalojnë me vendosmëri dhe njëzëri çdo aksion që përmes faktit të kryer synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke rrezikuar kështu vetë perimetrin e sigurisë së NATO-s dhe BE-së.
Përgjumja dhe heshtja e vendeve të mëdha demokratike ndaj veprimeve që minojnë proceset e paqes dhe bashkëjetesës multietnike në rajon, rrezikojnë imazhin dhe levën e pazëvendësueshme që këta faktorë kanë për mbizotërimin e orientimit strategjik euro-atlantik.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën gjithashtu thirrje udhëheqësve politikë të vendeve të rajonit që të kundërshtojnë haptazi dhe pa ekuivoke çdo tendencë për minimin e funksionalitetit dhe integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
E ardhmja e rajonit tonë nuk qëndron në ndarjet etnike, por në bashkëjetesën ndër-etnike dhe integrimit Euro-Atlantike
” – thuhet në reagimin e plotë.

Etiketa: Bashkimi Europianbosnje hercegovinakeshilli i ambasadoreve shqiptareNATO

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
Drama shqipe në teatër, ‘Metrofest 5″ sjell krijime të shkruara që nga viti 1900

Drama shqipe në teatër, ‘Metrofest 5″ sjell krijime të shkruara që nga viti 1900

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Lexo më shumë
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com