GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaso: Në Elbasan operatorët kanë votuar në emër të votuesve, ja ç’kërkojmë për Rrogozhinën

20:12 - 05/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaso: Në Elbasan operatorët kanë votuar në emër të votuesve, ja ç’kërkojmë për Rrogozhinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita ka kërkuar rinumërim të votave në disa qendra votimi në vend, për shkak të pretendimeve për parregullsi në procesin e numërimit.

Deri më tani ka përfunduar rinumërimi në 3 qendra votimi në Elbasan, ndërsa rezultati ka qenë po i njëjtë, ndërsa janë duke u numëruar votat në Rrogozhinë dhe nesër do të rinumërohen ato në Belsh.

Nga KQZ, Sekretari i çështjeve ligjore të PD-së  Ivi Kaso në një intervistë në ABC tha se sa i  përket Elbasanit, ishte nje pjesë e kërkesave që opozita ka bërë.

“Numërimi dhe vlerësimi i 3 qendrave të votimit që u kërkua në Elbasan, ishte një pjesë e kërkesave dhe një pjesë e shkeljeve që opozita kishte denoncuar.

Ishte një pjesë e rëndësishme që të shihej dhe të verifikohej ajo që ishte ngritur nga qytetarët dhe mediat në ditën e zgjedhjeve.

Sikundër ne e kemi transmetuar, në këto bashki ku është implementuar votimi dhe numërimi elektronik problemet kanë qenë të shumta, dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me numërim të gabuar, por mbi të gjitha me ato që kemi parë ku një pjesë të madhe të qendrave ka pasur një zhbalancim të komisioneve zgjedhore, që ka sjellë një deformim të vullnetit të zgjedhjeve, ku në një pjesë të madhe ku operatorët duhet të asistonin, kanë votuar për ta.

Ndërsa në një pjesë kemi parë votues që nuk kanë marrë pjesë fare në votim, por ka qenë anëtarët që kanë votuar për ta”, tha Kaso.

Në lidhje me rinumërimin që po bëhet për Rrogozhinën dhe diferencës së vogël me kandidatin e PS dhe po ashtu kërkesës për të mos njohur kutinë e burgut, Kaso tha se është kërkuar të mos njihet ajo kuti pasi, votuesit nuk përmbushin kushtet ligjore për të votuar.

“Kemi kërkuar teknikisht të nxirret rezultati i kutisë në qendra e posacme, të nxirret nga tabela përmbledhëse e rezultatit për shkak të parregullsive.

Në këtë qendër nuk ka votues që përmbushin kushtet ligjore për të votuar dhe rrjedhimisht as qendra nuk mund të ngrihej dhe të prodhonte rezultat.

Në pjesën më të madhe të rasteve në burgje është votuar para se të ndryshonte legjislacioni për qendrat e posaçme”, u shpreh ai.

Etiketa: KasoPDvotaZgjedhje

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’

‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com