GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kaso: Socialiatët e kanë fundosur në borxhe bashkinë e Tropojës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaso: Socialiatët e kanë fundosur në borxhe bashkinë e Tropojës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjes Ligjore në PD, Ivi Kaso ka denoncuar drejtuesin socialist Rexh Byberi i cili ka fundosur në borxhe Bashkinë e Tropojës.

Në deklaratën nga selia blu, Kaso i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa konkrete për ndalimin e paligjshmërisë me abuzimet parazgjedhore.

Deklarata:

Situata që sa vjen e rëndohet, duke çuar në faliment total Bashkinë Tropojë, zanafillën e ka në vitin 2020, me rrugët pa rrugë të të dërguarit të Ramës në Tropojë, Rexh Byberi.

Për shembull:

1-Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore rurale, me fond limit 3.56 milion euro, parashikuar për t’u likujduar brenda vitit 2023, ka ende të pashlyera 1.83 milion euro.

2-Rikualifikimi Urban te Lagjia Partizani, me vlerë 560.000 euro, ka të pashlyer 504.000 euro.

-Detyrimet e pashlyera për energjinë elektrike, sipas të dhënave nga OSHEE, nga Janari 2020-Janar 2023: 505.000 euro.

-Detyrime në investime të trashëguara nga viti 2020-2023: 2.340.000 euro.

-Detyrimet nga vendimet gjyqësore të humbura nga bashkia Tropojë ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna kapin vlerën mbi 170.000 euro.

-Detyrime në investime të vitit 2019, për 4 segmente rrugore, si dhe pjesa e bashkëfinancimit për objektet shkollore janë 600.000 euro, por nuk janë likujduar nga Bashka me arsyetimin “se ato nuk i kemi bërë ne”.

Siç shikohet ky detyrim ka tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit. Kjo është një bashki e fundosur në borxhe, evidentuar edhe në raportin mbi statusin e vështirësisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, publikuar nga Ministria e Financave.

Në këto kushte bashkia Tropoje duhej të merrte statusin e bashkive në vështirësi financiare.

Bashkia Tropojë, jo vetëm që nuk likujdon detyrimet, por vazhdon avazin me prokurime 4 vjeçare në fund të mandatit, në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor, duke hapur proçedura pa patur fonde për prokurime rrugësh, pa mbaruar ato që ka nisur.

Para pak ditësh është shpallur një prokurim në vlerë totale 2.1 milion euro, fonde të cilat nuk ekzistojnë në buxhetin e bashkisë Tropojë.

Nëse bashkia Tropojë vazhdon me këto proçedura fictive, borxhi total do të shkojë në 4.9 milion euro, çka do të thotë që në të ardhmen të punonjë vetëm për shlyerje borxhi, dhe në bashki të mos punojë askush, përveç kryetarit, i cili vetëm duhet të firmosë borxhet dhe dekorata mirënjohje për McGonigalët.

Pagat e bashkisë për një vit janë 1.8 milion euro, pa përfshirë asnjë shpenzim tjetër.

“Heroi i punës socialiste” Byberi, mashtron njerëzit duke bërë gjoja punësime tre mujore, siç bëri në vitin 2021 në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrë punonjës me kontratë të përkohshme në kundërshtim me Kodin zgjedhor.

Që nga emërimi në krye të bashkisë, sipas raportit të Kontrollit të lartë të shtetit ka larguar nga puna mbi 150 punonjës. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë profesionistë duke shkatërruar administratën e këtij institucioni.

Në fillim të këtij viti ai ka filluar të shantazhojë punonjësit, në kundërshtim me ligjin, për largim nga puna. I tillë është rasti i punonjësve të gjendjes civile, edhe pse kanë përvojë pune mbi 25 vjecare.

Për këto që ka bërë do të përgjigjet ligjërisht dhe për këto që po vazhdon të bëjë i bëjmë thirrje organeve ligjëzbatuese të nisin hetimet.

Për abuzimet parazgjedhore i bëjmë thirrje Komisionerit zgjedhor që të ndërmarrë hapa për ndëshkimin e parregullsive.

Për të gjitha padrejtësitë që ka bërë nga emërimi në atë detyrë do të marrë ndëshkimin qytetar në 14 Maj, dhe më pas atë penal.

 

Etiketa: BashkisocialisteTropoje

Lajme të lidhura

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Para
Kuvendi braktiset nga partitë opozitare

Kuvendi braktiset nga partitë opozitare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com