GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaso: Urgjenca e dekretimit të zgjedhjeve në Himarë, në shkelje të ligjit

13:34 - 06/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali te Magjistratura/ PD paralajmëron kallëzim në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, ka reaguar për shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak të Himarës dhe shpalljen e dtës së zgjedjeve në këtë bashki.

Në një deklaratë për mediat, Kaso ngriti akuzat se vendimet e KQZ-së për mandatin e Belerit dhe të presidentit për datën e zgjedhjeve janë të diktuara nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, kjo urgjencë dëshmon se Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës.

“Në tri orë të zeza për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat individuale dhe politike në Shqipëri, u shpalos i gjithë banaliteti i regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u “ekzektua” dje edhe politikisht, pasi u mor peng juridikisht para 14 muajsh. Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjeve për Bashkinë Himarë.Institucionet e pushtetit nuk reagojnë me kaq shpejtësi as në raste emergjencash kombëtare, siç e ka dëshmuar tërmeti apo Covid-19. Kjo urgjencë dëshmon edhe njeherë se Fredi Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i marrë peng, një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës.  Për 14 muaj Edi Rama e mbajti në burg Fredi Belerin dhe nuk e lejoi të betohej dhe të merrte mandatin. Kur Beleri kërkonte leje që të betohej dhe të merrte mandatin, nuk u lejua sepse, sipas marionetave të Ramës, nuk e lejonte ligji”, u shpreh ai.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD theksoi se KQZ dhe Begaj shkelën ligjin.

“Komisioneri i Zgjedhjeve është në shkelje flagrante të ligjit nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ku përcaktohet se: verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.

Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese. Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej nga Edi Rama, siç parashikon edhe Kushtetuta, neni 115 i saj, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedent dhe pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj i cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Thënë shkurt, kryetarit të zgjedhur të Himarës nuk i është dhënë as e drejta e apelimit të vendimit.

Antikushtetues është edhe Dekreti i Presidentit. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje pa filluar ende afati i ankimi”, nënvizoi ai.

Kaso dënoi ashpër vendimin e KQZ-së dhe dekretin e Presidentit.

Etiketa: Bashkia HimareHimareIvi KasoKasozgjedhjet ne Himare

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Vidhet Kisha në Devoll

Vidhet Kisha në Devoll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com