GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati duhet ta mbaronte Urën e Kukësit në 2023, ndërsa 30 MLN Euro i mori lumi

16:54 - 27/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Kastrati duhet ta mbaronte Urën e Kukësit në 2023, ndërsa 30 MLN Euro i mori lumi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania koncesionare “Albanian Highway Concession” me pronarë dy oligarkët Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari thyen edhe afatin e fundit që kishte premtuar për mbarimin e urës mbi Drinin e Zi, që ishte dhjetor 2023.

Pasi konstatuam në terren se ura e Rrugës së Kombit vazhdon të mos jetë ndërtuar dhe në kantier ishin vetëm rojet, mësuam se punimet kanë ngecur për arsye të panjohura.

Të jetë problemi i financimit? Kastrati ka marrë fillimisht me kontratë 15 milionë euro nga qeveria që të përfundojë urën, por aktualisht, sipas burimeve, pretendohet të jenë harxhuar 30 milionë euro, sepse kanë dalë probleme teknike, të paparashikuara nga projekti fillestar. Megjithëse Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës (MEI) deklaron në raportet e veta se kostot shtesë përballohen nga koncesionari, kjo nuk është e besueshme. Kontrata asnjëherë nuk ka qenë transparente dhe Kastrati nuk është aq bujar sa të harxhojë 15 milionë euro nga xhepi.

Sa është përqindja e punimeve të kryera?     

Ministrja Belinda Balluku ashtu si edhe kryeministri Rama, vazhdimisht japin lajme se ura mbaron në këtë datë apo në datë, por Kastrati i “tradhton”.

Zyrtarisht MEI mashtron sikur punimet janë kryer dhe tashmë kanë mbetur vetëm vizohet rruga mbi urë. “Përqindja e volumit të punimeve të kryera nga shoqëria koncesionare “Albanian Highway Concession”, për ndërtimin e Urës së Re mbi lumin Drin, në raport me vlerën e investimit të përcaktuar në ofertën e koncesionarit si dhe kontratën e koncesionit është rreth 94%”, raportonte zyrtarisht MEI në prill 2023.

Pse erdhi vonesa?

“Kompleksiteti dhe vështirësia teknike e veprës kanë sjellë që vlera e investimit të jetë më e lartë se vlera e parashikuar, por gjithsesi kjo kosto shtesë nuk impakton Buxhetin e Shtetit pasi përballohet nga shoqëria koncesionare. Për Urwn e Re mbi lumin Drin, kanë përfunduar pjesa e nën strukturës dhe ka mbaruar montimi i urës në sheshin e kantierit, dhe aktualisht po punohet për të vijuar me fazën e lëshimit të urës sipas projektit (vendosja në 4 pilat b/a të urës tashmë të ndërtuara). Ndërtimi i Urës së Re mbi lumin Drin sjell në standardin e autostradës (si në shpejtësinë e lëvizjes në rrugë edhe në gjerësinë e rrugës etj) të gjithë autostradën Milot-Morinë ose ndryshe e njohur si “Rruga e Kombit”.

Premtimi: Ura përfundon brenda 2023-shit!

“Punimet e Urës se Re mbi lumin Drin pritet të përfundojnë brenda vitit 2023. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një vepër të madhe inxhinierike apo punime me vështirësi të lartë teknike, propozimet dhe dakordësitë janë për ta përfunduar brenda këtij viti”, citojmë një shpjegim zyrtar të MEI-t në prill 2023.

Kontrata shtesë për ndërtimin e urës është miratuar me VKM nr.478 dt. 31.07.2018 “Për miratimin e kontratës shtesë të koncesionit, për një ndryshim dhe shtesë në kontratën e koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, miratuar me vendimin nr. 870, datë 14.12.2016, të Këshillit të Ministrave” dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare nr.171 të datës 04.12.2018.

Ndërtimi i urës së Kukësit është një premtim i hershëm i qeverisë shqiptare dhe u bë pjesë e kontratës koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë që lidh Shqipërinë me Kosovën, me një kosto të parashikuar prej 15 milionë euro.

Prej asaj kohe, kryeministri Edi Rama e ka promovuar shpesh urën e madhe të Fierzës në faqen e tij në Facebook dhe po aq shpesh i ka ndryshuar afatet për përfundimin e saj.

Në gusht të vitit 2020, Rama tha se puna për ndërtimin e rampës dhe lëshimin e harkut të urës niste në shtator të atij viti. Dy muaj më vonë, kreu i qeverisë shtoi se ura e Kukësit do të jetë e përfunduar pranverën e vitit 2021. Ndërsa mëngjesin e 23 janarit 2023, Rama shkroi se ura pritej të realizohej plotësisht deri në pranverë.

Kompania koncesionare “Albanian Highëay Concession”, AHC, ka kontraktuar së fundmi kompaninë italiane “Cimolai” pasi prishi kontratën me tjetër firmë italiane që kishte nisur punë katër vjet më parë.

Aktualisht preventivi i urës bashkë me TVSH, sipas faturës që ka bërë gati Kastrati, kap vlerën e 30 milionë eurove.

Çfarë përmasash ka ura?

Arsyeja që Gijotina.com e ngre këtë shqetësim ka të bëjë me cilësinë e rrugës, pasi aty kalon pjesa më e madhe e turistëve nga Kosova dhe rajone të tjera. Qytetarët paguajnë për çdo kalim në autostradë dhe meritojnë të marrin shërbimin. Nga ana tjetër, ura që po ndërtohet me taksat tona duhet të jetë po aq e bukur dhe funksionale sa përshkruhet në projekt.

Ura e Re mbi lumin Drin do të jetë më e madhja në Europë në tipologjinë e saj “urë e varur metalike tip hark”, me një kampatë prej 270m,  “shigjetë” e harkut 55m, peshë totale 4200 ton metal Corten B.

Mashtrimet me kontratën e koncesionarit

Kastrati nuk e ka respektuar në asnjë moment kontratën e shfrytëzimit të Rrugës së Kombit. Kështu, akoma nuk ka në përfunduar punimet që janë marrë përsipër të kryhen për sistemimin e në aksin Milot – Morinë. Sipas një informacioni zyrtar të datës 28.03.2023, punimet shtesë (punimet kapitale sipas kontratës) të cilat përbëjnë planin e investimeve të shoqërisë e koncesionare, i cili filloi që me momentin e hyrjes në fuqi të kontratës (dt.09.09.2017) nuk kanë përfunduar. Justifikimi është sikur kanë dalë ca punë shtesë. “Gjatë kësaj kohe shoqëria koncesionare ka realizuar edhe punime të tjera shtesë, përtej planit të parashikuar të investimeve, siç janë psh., ndërhyrja në 12 skarpata shtesë, nga 31 që ka pasur në kontratë, pra në total 43 skarpata. Të gjitha kostot mbi vlerën e parashikuar në kontratë, të këtyre punimeve shtesë, janë përballuar nga koncesionari, pra pa rimbursim apo fatura shtesë për Buxhetin e Shtetit”, raporton MEI, që vazhdimisht mban anën e koncesonarit.

Autostrada e pagëzuar si “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej në vitin 2007 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha dhe kushtoi mbi 1 miliardë euro. Ndërtimi i rrugës u shoqërua me akuza për abuzime me fondet, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Koncesioni për mirëmbajtjen e saj u dha po ashtu pas një sërë debatesh dhe akuzash në vitin 2016 nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në favor të konsorciumit të kompanive Salillari dhe Kastrati.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: KastratiKukësuraUrakukes

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Partizani largon një mbrojtës. Emri

Partizani largon një mbrojtës. Emri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com