GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kastrati” nuk fiskalizon karburantet, dyqanet i mbysin në gjoba

15:22 - 23/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
“Kastrati” nuk fiskalizon karburantet, dyqanet i mbysin në gjoba
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2019, i gjithë biznesi në vend i trondit nga vendimi i qeverisë për të ndryshuar sistemin e faturimit, duke i bërë subjektet të revoltoheshin pasi kasat do dilnin jashtë përdorimit vetëm pak vite pasi i kishin vënë në përdorim. Fatura elektronike ishte zgjidhja për të pasur deklarime në kohë reale për shitje-blerje të bizneseve si dhe i konsiderua si reforma që do të ultë i formalitete.

Por çfarë ka ndodhur vërtet?

Prej më shumë se 3 vitesh reforma e fiskalizimit po zvarritet pikërisht nga bizneset e mëdha të cilët shpesh janë akuzuar nga qeveria se janë hallka kryesore e informalitetit dhe evazionit fiskal. Edhe pse bizneset e mëdha duhet të ishin fiskalizuar që në vitin 2021, karburantet vijojnë të jenë të privilegjuarit. Teksa dyqanet e lagjeve, minimarketet, furrat apo biznese të tjera të vogla deklarojnë ccdo shitje që bëjnë në kohë reale pasi në të kundërt ndëshkohen, sektori i hidrokarbureve që shpesh është vënë në qendër të kontrolleve për shkak të abuzimeve me sasitë e karburantit dhe për shkak të evazionit fiskal ende nuk është përfshirë në skemën e faturës online. Kompanitë të tilla si “Kastrati”, “Gega” apo “Eida”, edhe pse ligji i detyron të fiskalizohen, një gjë e tillë prej 3 vitesh nuk ka ndodhur.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve që operojnë në sektorin e tregëtimit të hidrokarbureve dhe tregëtojnë me shumicë dhe/ose pakicë naftë apo nënprodukte të saj dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL), në të gjitha format e tregëtimit, se dokumentimi i shitjes së sasisë së naftës bruto, produkteve të naftës dhe GNL do të bëhet vetëm me faturë të lëshuar në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit. Për shitjet me pakicë të kryer për një konsumator final, një faturë duhet të lëshohet dhe fiskalizohet dhe të përmbajë elementët e përcaktuar në Ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar (më tej “Ligji”).”,theksohet në njoftimin e Tatimeve, por në të vërtet karburantet vazhdojnë të lëshojnë fatura nga kasat fiskale dhe të pa fiskalizuara.

Mungesa e fiskalizimit të faturave të karburanteve shpesh është ngritur si shqetësim jo vetëm nga opozita por edhe nga vetë deputetët e PS-së. Erion Braçe shpesh ka kërkuar shpjegime se përse këto biznese ndër më fitimprurësit në vend përjashtohen nga fiskalizimi duke shkelur ligjin, dhe askush nuk I ndëshkon.

Publikisht qeveria ka mbajtur një qendrim “Karburantet duhet të lëshojnë fatura elektronike”. Kur ky shqetësim erdhi për herë të parë në komisionin e Ekonomisë dhe Financave në janar të vitit 2022, zëvendësministrja Vasilika Vjero tha se “Nuk ka të dhëna nga administrata tatimore se ky sektor nuk e ka nisur fiskalizimin”.

I njëjti qëndrim ka vazhduar deri në momentin kur u zbulua se fiskalizimi mbahej peng nga koncesionari i kontrollit të pompave të naftës (Noa Control), pasi kjo kompani kërkoi që të bënte edhe fiskalizimin e faturave. Pra, të licencohej si kompani që ofronte pajisje fiskale, që të lëshoheshin faturat. Por në fakt qeveria nëpërmjet një VKM të datës 24.12.2020, i jepte të drejtën AKSHIT që të hapte garën për të licencuar tre shoqëri që do të ofronin fiskailizimin tek karburantet, dhe kushti ishte që asnjë kompani që kishte një licencë në këtë sektor nuk duhej të ishte pjesë e procesit.

Pas këtij vendimi kompania e koncesionit të pompave Noa Control, paditi Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave në Gjykatën Administrative të Apelit të Tiranës, duke kërkuar moszbatimin e kësaj VKM-je.

Kjo gjykatë në 04.05.2021 i jep të drejtë koncesionarit dhe hedh poshtë VKM e qeverisë. Zvarritja nuk mbaroi këtu pasi në korrik 2021 Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Administratives duke i dhënë mundësinë qeverusë për të fiskalizuar karburantet.

Por çfarë po ndodh pas më shumë se 7 muajsh nga vendimi i Gjykatës së Lartë?

Qeveria vazhdon të heshtë dhe mbyll sytë përpara abuzimit që bëhet pasi karburantet si “Kastrati”, “Eida” apo “Gega” por edhe të tjerë vazhdojnë të mos fiskalizohen, dhe në rastet kur japin faturë për klientët, lëshojnë kuponët e vjetër tatimor nëpërmjet kasave fiskale.

Këto shkelje për qeverinë duket se janë të padukshme përsa kohë toleron bizneset si “Kastrati”, “Gega”, “Eida” dhe të tjerë që gjenerojnë miliona euro fitime dhe nga ana tjetër detyron dyqanet nëpër lagje që të lëshojnë fatura të fiskalizuara.

Duke mos i fiskalizuara këto karburante shtojnë fitimet e tyre se nuk i raportojnë në kohë shitjet e tyre dhe në disa raste nuk presin fatura fare.

Pavarësisht pabarazisë mes bizneseve, kryeministri Edi Rama në një status të pak ditëve më parë e konsideroi sukses të plotë reformën e fiskalizimit, madje shkroi se 100% e biznesit të madh është fiskalizuar duke ‘amnistuar’ nga sistemi i deklarimit në kohë reale përsëri karburantet.

“FISKALIZIMI një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet“, shkroi kryeministri Edi Rama.

Teksa karburantet vijojnë të presin kupon nga kasat e vjetra, biznesi i vogël është detyruar të zbatojë fiskalizimin i cili ju ka sjellë kosto deri në 1300 euro për pajisjet e reja dhe përpos kostos ata janë përballur edhe me vështirësi në përdorimin e softuerit dhe janë detyruar në muajit e parë të përdorimit të punësojnë dikë që të priste faturat.

Favoret për këto kompani në vitet e fundit kanë qenë të mëdha pasi përpos mungesës së fiskalizimit ato ulen vazhdimisht në tryezë me qeverinë në të ashtuquajturin Bord Transparence dhe caktojnë çmimin më të cilin do shitet nafta, gazi dhe benzina.

Lutfi T. është 67 vjeç dhe ka një ushqimore në Tiranë dhe tregon se në fillim përpos kostove për blerjen e kompjuterit, të softuerit, lidhjes së internetit, marrjes së certifikatës, ishte detyruar të mbante nipin në dyqan që t’a ndihmonte të përdorte sistemin e ri të faturimit.

“Kam 5-6 vite që shes në dyqanin tim dhe me thënë të drejtën sa isha mësuar me kasat, na thanë ti heqim se do kemi kasa të tjera. Për mua janë shpenzime por i kam vendosur se vijnë për kontrolle dhe na vënë gjoba. Mbajta nipin pas shkolle çdo ditë që të më mësonte të lëshoja faturat”, shprehet 67 vjeçari.

Ligji për “Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”i miratua në vitin 2019, dhe si synim kishte mirëardministrimin fiskal, rritjen e të ardhurave dhe uljen e informalitetit. Ky ligj nisi zbatimin e tij në vitin 2021 për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme pasi ishte i vështirë të zbatohej nga biznesi për shkak të kostove dhe risive që sillte. Pasi kanë kaluar 2 vite nga zbatimi i tij, pikëpyetja që ende s’ka një përgjigje është: ” Sa u rritën të ardhurat nga fiskalizimi dhe sa u ul informaliteti?”

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: gjobakarburanteKastrati
ShareTweetSendScan

Lajme të lidhura

Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun
Fact-Checking & Analize

Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun

15:05 - 31/01/23
veliaj
Fact-Checking & Analize

Caushaj, mik për kokë i Veliajt/ Merr pa garë tenderin 100 mln lekë

12:41 - 31/01/23
Balluku, 400 mijë euro për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska
Fact-Checking & Analize

Balluku, 400 mijë euro për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

17:11 - 30/01/23
Para
SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjës

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë një i dyshuar
Kosovë & Rajon

Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë një i dyshuar

10:59 - 01/02/23

Një i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt është arrestuar në Kosovë. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar...

Lexo më shumë
Berisha: Lamja beson se me uniformë ushtarake mbulon vjedhjet

Berisha: Lamja beson se me uniformë ushtarake mbulon vjedhjet

10:56 - 01/02/23
KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, heq Sali Berishën

14 Maji/ KQZ vendos për numërim elektronik në tre bashki

10:52 - 01/02/23
Eksperti britanik:Pavarësia e Kosovës realitet,Vuçiç i vetëdijshëm

Eksperti britanik:Pavarësia e Kosovës realitet,Vuçiç i vetëdijshëm

10:51 - 01/02/23
Greqi/ Autorë të 13 vjedhjeve, në  pranga edhe një shqiptar

Greqi/ Autorë të 13 vjedhjeve, në pranga edhe një shqiptar

10:48 - 01/02/23

Më të lexuarat

E dashura e Martinajt?! Kjo është modelja që do ‘ndajë’ Luin&Kiarën

E dashura e Martinajt?! Kjo është modelja që do ‘ndajë’ Luin&Kiarën

16:46 - 27/01/23
E tmerrshme, burri vret gruan dhe vëllain

E tmerrshme, burri vret gruan dhe vëllain

15:48 - 27/01/23
“Xheviti u bë xheloz”, ç’thonë fqinjët për vrasjet në Gramsh

“Xheviti u bë xheloz”, ç’thonë fqinjët për vrasjet në Gramsh

21:13 - 27/01/23
VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës?

VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës?

20:38 - 27/01/23
Gjyshja e Kiara Titos: Më ka lënë pa gjumë, Luizi…

Dy banore të Big Brother VIP thurin plane kundër Luizit

21:21 - 29/01/23
Luizi vihet përballë pyetjes së vështirë, habit me përgjigjjen 

Luizi vihet përballë pyetjes së vështirë, habit me përgjigjjen 

12:56 - 30/01/23
Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar

Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar

22:50 - 27/01/23
Luizi ia kalon dhe Ramës e Berishës, ja për çfarë bëhet fjalë

Luizi ia kalon dhe Ramës e Berishës, ja për çfarë bëhet fjalë

17:35 - 25/01/23
ADVERTISEMENT
GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com