GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kastrati sakrifikon hotelin për Ramën, pranon ruspat e IKMT

16:18 - 15/12/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastrati sakrifikon hotelin për Ramën, pranon ruspat e IKMT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhja e fortë mes Ramës dhe Kastratit tashmë nuk diskutohet më nga asnjë qytetar, megjithëse ajo i ka shtrirë tentakulat deri në vetëmohim për hir të pushtetit. Kjo vjen pikërisht nga sakrifica që Kastrati po bën për Ramën pas opinionit negativ të krijuar ndaj kryeministrit pas prishjes së Prestige Resort.

Ky sulm u cilësua si nga faktori vendas, ashtu dhe ndërkombëtar si sulm ndaj medias së Irfan Hysenbelliut.  Me qëllim që Rama të lahet nga kjo histori, duke u hequr sikur ishte vetëm një aksion ndaj ndërtimeve pa leje dhe jo sulm ndaj mediash, ka kërkuar ndihmën e sponsorit të tij, Shefqet Kastrati.

Ai i ka kërkuar biznesmenit që t’i prishë pishinën e Hotel Kastrati Empire, e cila ndodhet shumë pranë Prestige Resort. Madje, aty ka qenë para se të niste sulmi ndaj Hysenbelliut. Dhe siç duket për hir të tenderave dhe shpërblimeve që do të marrë, Kastrati ka pranuar sakrificën.

E pikërisht pas kësaj marrëveshje të tyre, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e një pishine dhe ndërtimeve të tjera shoqëruese pranë detit në Golem, që i përkasin Hotel Kastrati Empire.

E si për çudi lajmin e aksionit e japin pikërisht televizionet e influencuara nga Kastrati, ABC Neës dhe Report Tv. Siç flitet në qarqet gazetareske, ABC Neës është blerë nga Kastrati, i cili në krye të saj ka vënë Sokol Ballën, ndërsa Report TV është televizioni i familjes, ku prapë Sokol Balla ka emisionin e tij Real Story.

Por ajo që kuptohet qartë është fakti se veç një tallje e Ramës me qytetarët e tij, kjo është një tentativë e tij për të mashtruar opinionin ndërkombëtar, se ai nuk po sulmon mediat, por ndërtimet pa leje. Megjithatë, Çet Kastrati duket se është mësuar të sakrifikojë për Ramën, pasi siç tregojnë shifrat nga thesari i shtetit, ai do ia dhjetëfishojë sërish humbjet.

Gijotina.com

Etiketa: hotelinKastratisakrifikon

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Në kërkim për plagosje dhe mashtrim, ekstradohen nga Greqia 2 persona (EMRAT)

EMRAT/ Në kërkim për drogë, ekstradohen 3 shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Lexo më shumë
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com