GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati vjedh 3.2 mld lekë në Milot-Morinë/ Berberi hedh 1.8 mld lekë për punët e pakryera

15:29 - 06/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kastrati vjedh 3.2 mld lekë në Milot-Morinë/ Berberi hedh 1.8 mld lekë për punët e pakryera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Rruga e Kombit” vazhdon të përpijë paratë buxhetit dhe punimet nuk përfundojnë kurrë. Firma koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari”, ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar. Ndërsa në katër vitet e para, ai i ka kushtuar qytetarëve mesatarisht 3.2 miliardë lekë. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave.

Por, pavarësisht parave që përfiton nga tarifat e larta që i ka vendosur kësaj rrugë. “Kastrati” sërish nuk kryen punimet që është i detyruar sipas kontratës koncesionare. Kështu, me urdhër të ministres Belinda Balluku është futur në lojë edhe Evis Berberi i ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur me datë  3 prill 2023, një tender me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”. Në fakt, në kontratën e koncesionarit shpjegohet qartë që ai është përgjegjës dhe për mirëmbajtjen e rrugës në 30 vite që posedon kontratën, qoftë buzë malit apo buzë lumit!

Berberi që është vënë tërësisht në shërbim të dy oligarkëve, ashtu siç e ka udhëzuar ministrja Belinda Balluku, ka qethur fondet e ARRSh për skarpatet e koncesionit të Shefqet Kastratit. Janë jo pak, por 1.8 miliardë lekë që po shpenzohen për një punë që duhet ta kryejë Albanian Highway Concession. Fituesi do të shpallet me datë 14 prill 2023 dhe kontrata do të zgjasë 9 muaj. Pra, me një lëvizje ndihmon dy miq Berberi. Së pari, i kursen paratë oligarkut Kastrati dhe së dyti, mbush arkën e një firme tjetër që do ta marrë tenderin.

Kastrati gëzon mbrojtjen e ministres dhe të qeverisë

Gjendja aktuale e rrugës, ku ndodhin shumë aksidente me humbje jete, tregon se tarifat e po përvetësohen pa sje;llë shërbimin. Ndryshe nga sa saktëson kontrata, rruga vijon të jetë me një karrexhatë dhe dy korsi nga Miloti në Rrëshen, ku edhe fillon pjesa tjetër me dy karrexhata me nga dy korsi. Por, edhe pse  koncesioni ka hyrë në vitin e tij të gjashtë, deri më tani nuk janë kryer punime për zgjerim apo asfaltim të rrugës, gjë e cila duhej të kishte nisur të paktën në vitin 2019 sipas kontratës.

Por Kastratit ia mbulon Balluku shkeljet e kontratës. Në të dhënat e publikuara së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e nxjerr me tejkalim plani punën e Kastratit, madje  pretendon se Koncesionari po sakrifikon nga të ardhurat e veta

“Kompania ka përfunduar më shumë se 92% të punimeve për rrethimin e rrugës me rrjetë. Investimi për rrethimin e rrugës me një rrjetë të tillë i ka kushtuar kompanisë koncesionare rreth 2 milionë euro”, shkruan MIE në raportin për “Performancën e Kontratave të Koncesionit dhe të Partneritetit Publik Privat”. Ky lloj raportimi dhe tenderi i mësipërm ilustrojnë gjendjen e Rrugës Milot- Morinë. Që është kthyer në skenë krimi, ku po vidhen paratë e shqiptarëve. Në vendngjarje mungon SPAK-u!

Esmeralda Hida

 

Lexo edhe: Zbardhet vjedhja/ Kastrati mbledh 17 miliardë lekë nga trau i Rrugës së Kombit, merr edhe 800 milionë lekë subvencion

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEvis BerberiKastrati GroupmiliardaRruga e Kombittender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Haradinaj kritikon qeverinë: Keni penguar investimet në energji

Haradinaj i kthehet Kurtit: Shko Albin ku të duash, por vetëm shko

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com