GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati gjunjëzon shtetin/ Tender pa garë edhe nga KLSH-ja

12:44 - 10/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kastrati gjunjëzon shtetin/ Tender pa garë edhe nga KLSH-ja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë e Kastratit nuk kanë lënë institucion në Shqipëri që varet nga qeveria apo bashkitë pa marrë tender pa garë ku së fundmi në kërkimet e Gijotina.com ka rënë edhe institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit për tenderin me vlerë 71 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Në radhë të parë duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve se kush është KLSH-ja dhe se çfarë përfaqëson në vetvete përpara se të merremi me tenderin.

KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar i cili i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Në faqen e këtij institucioni, shkruhet qartë se ka si qëllim informimin e publikut dhe të Kuvendit të Shqipërisë për përdorimin e burimeve me efikasitet nga institucionet që komandohen nga qeveria dhe bashkitë si dhe nga njësi të tjera publike. Synimi kryesor është  nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, për të kontribuar për qeverisje të mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

“KLSH synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike”, shkruan KLSH-ja e cila çdo vit ka pasqyruar dëme në miliona euro ndërkohë që sot organizon një tender pa garë me vlerë fituese të 99% të fondit limit prej 72 milionë lekësh të vjetra për një kompani e cila është akuzuar nga opozita si pjesë e Oligarkisë që thith paratë publike në dëm të qytetarëve.

Tenderi me numër REF-23765-04-01-2022 nuk ka patur asnjë kompani tjetër pjesëmarrëse përveç “Auto Star Albania” e cila në shtator të vitit 2015 kaloi në pronësi të “Kastrati Group” me 75% të aksioneve dhe më pas në 2017 pronar me 100% të aksioneve.

Tenderi i KLSH-së për 71 milion lekë të vjetra për blerje automjetesh duket pa rëndësi por përtej shifrave, ne zbulojmë se konkurrenca në Shqipëri i nënshtrohet autoritetit të pushtetit. Mbështetja që merr nga qeveria Kastrati është e padrejtë për sipërmarrësit shqiptarë sepse shfaqet kudo por me emra të ndryshëm kompanish duke u përpjekur të mbulojë emrin e vet që gjendet tek Aeroporti i Rinasit, tek “Rruga e Kombit”, tek kullat e kryeqytetit, tek tenderat e naftës pa garë me vlera stratosferike të denoncuara vazhdimisht nga redaksia jonë.

Sipërmarrja e suksesshme është produkt i pashmangshëm i demokracisë por monopoli i tregut nuk ka asnjë të mirë për qytetarët dhe bizneset e reja. Sipas përkufizimit, monopol kemi kur një person ose ndërmarrje e veçantë është furnizuesi i vetëm i një malli të caktuar. Monopoli karakterizohet nga mungesa e konkurrencës ekonomike dhe pa frikë në sektorin e hidrokarbureve “Kastrati Group” qëndron në majë sepse ka apo nuk ka kompani të tjera, ato injorohen nga Autoritetet Kontraktore.

Për më tepër, nga gërmimet e redaksisë dolën në pah fakte të tjera shqetësuese për fondet publike pasi Kastrati ka marrë përsëri 1,9 milionë euro pa TVSH të shpërndarë në 3 tendera nëpërmjet “Auto Star Albania”, dy tendera nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe një tender nga Posta Shqiptare.

Në tenderin e fundit me vlerë 1,4 milionë janë skualifikuar të treja kompanitë ku nuk kanë munguar ankesat nga konkurrentët pasi automatikisht është shpallur fituese kompania e Kastratit.

Tek dy të tjerët përsëri janë skualifikuar kompanitë pjesëmarrëse duke u renditur automatikisht fituese “Auto Star Albania” shpk duke shënuar të dy tenderat me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi paraqesin dyshime të larta për korrupsion dhe klientelizëm.

Etiketa: 71 milione leke te vjetraAuto Star AlbaniaKastrati GroupKLSHkryesore2tender pa gare

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
“9 mijë euro hoteli për Conference League”, Autoriteti i Konkurrencës reagon pas skandalit

“9 mijë euro hoteli për Conference League”, Autoriteti i Konkurrencës reagon pas skandalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com