GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Katalonia kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja

17:58 - 05/06/24
në Botë, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Katalonia kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar sot një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Nga ‘Junts per Catalunya’, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së nevojshme të Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar gjithashtu mbështetjen tonë për rezolutat e fundit të Parlamentit Evropian, dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, të cilat u bëjnë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën tani dhe ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme në baza të barabarta me vendet e tjera kandidate.

Dhe shfaqja e shqetësimit për faktin se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të komplikuar procesin integrues në rajon, përfshirë atë të Kosovës.

Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”, thuhet në dokument.

Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian, bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë,  që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet. Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

Etiketa: KosoveSpanja

Lajme të lidhura

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard
KRYESORE

Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard

21:33 - 22/03/26
Berisha mbyll protestën e PD: Herën tjetër Rama nuk do gjejë vrimë miu
Breaking Views

Berisha mbyll protestën e PD: Herën tjetër Rama nuk do gjejë vrimë miu

21:13 - 22/03/26
Para
“Emigrantët do të burgosen në Shqipëri”, flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit

“Emigrantët do të burgosen në Shqipëri”, flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com