GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

KATAR 2022/ Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Na përjashtoni nga Kupa e Botës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
KATAR 2022/ Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Na përjashtoni nga Kupa e Botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejta. Femrat kanë marrë në dorë organizimin e tyre pas rrahjes brutale të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.

Ngjarja shkaktoi revolta të mëdha në Republikën Islamike të Iranit, sidomos në kryeqytetin e Teheranit, teksa situata është acaruar edhe më shumë pas vrasjes me 6 plumba të 20-vjeçares Hadis Najafi.

Protestuesja bionde ishte ndër më aktivet. Ajo qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”. Qindra njerëz kanë humbur jetën, teksa të shumtë janë edhe të plagosurit dhe të arrestuarit. Forcat qeveritare kërkojnë me çdo kusht frenimin e protestave, ndërkohë që populli po synon rrëzimin e diktaturës.

Kombëtarja e futbolli ia doli të kualifikohet në Botërorin Katar 2022, aty ku shorti e ka vendosur skuadrën e drejtuar nga portugezi Carlos Queiroz në grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Uellsin. Një pjesë e lojtarëve të kombëtares i kërkojnë FIFA-s përjashtimin e Iranit nga kompeticioni që fillon më 20 nëntor, si një shenjë solidarizimi kundrejt popullit që proteston. “Neutraliteti nga ana e FIFA-s nuk është një opsion. Brutaliteti dhe armiqësia e Iranit ndaj popullit të vet ka arritur një pikë kritike, duke kërkuar një shkëputje të fortë dhe të qartë nga bota e sportit dhe e futbollit.

Grave u ndalohet hyrja në stadiume brenda vendit dhe përjashtohen sistematikisht nga ekosistemi i futbollit iranian, i cili është në kontrast të plotë me vlerat dhe statutet e FIFA-s. Nëse gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume dhe Federata iraniane thjesht ndjek dhe zbaton udhëzimet e qeverisë, ajo nuk mund të cilësohet organizatë e pavarur dhe e lirë nga çdo formë ndikimi.

Dhe kjo është shkelje e nenit 19 të statutit të FIFA-s. Këshilli i FIFA-s mund dhe duhet të pezullojë menjëherë Iranin. FIFA nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e një vendi që po persekuton në mënyrë aktive gratë, atletet dhe fëmijët e tij vetëm sepse po ushtrojnë të drejtat e tyre më elementare njerëzore”.

Etiketa: 2022Iranikatar

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Para
Ishte në arrest shtëpie/ Detaje nga vrasja e të riut në Fushë Krujë: E dhunuan dhe…

E vranë dhe e hodhën në kanal/ Nëna e Indrit Ndojt: S'ka patur konflikte, atë ditë e pyeta...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com