GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Katastrofa ekologjike/ Drejtori i AKM Edison Konomi: Nuk di gjë për krimin mjedisor nga djegia e gomave në Fushë Krujë

13:08 - 10/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Katastrofa ekologjike/ Drejtori i AKM Edison Konomi: Nuk di gjë për krimin mjedisor nga djegia e gomave në Fushë Krujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktur një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, duke ndotur të gjithë zonën.

Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll.

Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.

Drejtori i AKM, Edison Konomi i kontaktuar nga Report Tv nuk është përgjigjur për të sqaruar situatën e krijuar. Ndërsa në një prononcim për News24, ai është shprehur se nuk kam dijeni për këtë çka ndodhur në Fushë-Krujë.

Por si qëndron e vërteta? Teksa djegia e gomave në Fushë Krujë vijon prej dekadash, supozohej që kjo katastrofë do të mbarontë në vitin 2016, kur është miratuar vendimi nr. 652, datë 14.09.2016, “Për rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura”, ku përcaktohet se gomat, duhet të trajtohen sipas kritereve mjedisore dhe jo të digjen në qiell të hapur.

Përgjegjëse kryesore për zbatimin e kësaj VKM-jë është Agjencia Kombëtare e Mjedisit, me drejtues Edison Konomin, i cili sot thotë se nuk di gjë për këtë katastrofe mjedisore. Në bazë të kësaj VKM-je inspektorët e mjedisit të drejtuar nga Edison Konomi, duhet të ishin në terren për të monitoruar dhe inspektuar pikat e djegies së jashtëligjshme të gomave jashtë përdorimit, dukë i mbyllur apo vendosur gjoba këtyre aktiviteteve që shkaktojnë ndotje katastrofike mjedisore. Ndërkohë që dhe Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, në vitin 2018 e më pas në 2019, doli në media për të marrë meritat e një VKM-je që nuk u zbatua kurrë. Blendi Klosi në të dyja prononcimet për mediat nga Fushë – Kruja premtoi se “Furrat e paligjshme të gëlqereve që djegin gomat do të mbyllen”

Sot, kur banorët e Fushë-Krujës janë nën kërcënimin serioz të helmeve nga djegia jashtë çdo kriteri të gomave, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nuk prononcohet, ndërsa drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi shkon më tej, duke thënë për News24 se nuk e dinte çfarë po ndodhte mbrëmë në mes natë në Fushë – Krujë, ndërkohë që është pikërisht institucioni dhe inspektorët që ai drejton të cilët duhet të ishin të parët për mos të lejuar këtë katastrofë mjedisore.

Por këtë kastastrofë ekologjike, deri më tani nuk ka asnjë përgjegjës, por vetëm viktima, ata janë banorët e Fushë – Krujës, të cilëve prej vitesh ju vihet në rrezik shëndeti nga helmet e leshuara nga djegia e këtyre gomave.

Sipas ligjit Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe VKM së për menaxhimin e mbetjeve të gomave parashikohet qe gomat duhet te trajtohen si vijon dhe jo te digjen:
a) Riveshjen për ritregtim, me qëllim përdorimin origjinal të tyre;
b) Riciklimin e gomave të patregtueshme, nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave;
c) Rikuperimin e gomave të patregtueshme me qëllim përfitimin e energjisë;
ç) Përdorimin e gomave të përdorura si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të caktuara industriale.

Më tej parashikohet se: “Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve informacion në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura, të trajtuara sipas dokumenteve të transferimit, brenda datës 30 Tetor të çdo viti. Agjencia informon Ministrinë në lidhje me të dhënat e trajtimit të mbetjeve nga gomat e përdorura brenda muajit janar të vitit pasardhës.’

Por situata e zjarrit një natë më parë në Fushë Krujë na tregoi se ligji është shkelur me të dyja këmbët nga vetë Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Etiketa: goma

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Kontrolle blic në Tiranë, u kapën me drogë dhe duke vjedhur, arrestohen në flagrancë 4 persona

Uniformat blu arrestojnë 3 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com