GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Katastrofë mjedisore në Krujë/ Dhjetëra ton plehra me vendim të Këshillit Bashkiak depozitohen në zonën e mbrojtur! Bashkia: S’kemi fonde për t’i çuar në landfille të certifikuar

12:04 - 12/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Katastrofë mjedisore në Krujë/ Dhjetëra ton plehra me vendim të Këshillit Bashkiak depozitohen në zonën e mbrojtur! Bashkia: S’kemi fonde për t’i çuar në landfille të certifikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto pamjet të katastrofës mjedisore vijnë nga fshati Halil i Fushë Krujës.

Mbetjet hidhen me urdhër të Bashkisë së Fushë Krujës dhe Krujës. Në ujërat e Liqenit të Zagracës nuk ekziston më asnjë gjallesë. Report Tv ishte në këtë zonë mëngjesin e kësaj të enjtjeje dhe situata paraqitet e rëndë.

Të vetmit që u mbetët të ankohen për këtë ndotje masive janë banorët.

“Këtu mbeturinat janë vdekjeprurëse. Këtu nuk jetohte, këtu koronavirusin e kemi rrëzë shtëpive. Neve na mbytën. Këtu është me të mbyt. I sjellin natën, i djegin ditën. Na mbyti pluhuri e pesticidet. I kërkojmë ndihmë shtetit të na heqë mbeturinat se na vdiqën. Kemi frikë, rrimë me dritare ë mbyllur se na mbytën.

Mbeturinat janë jashtë ligjit, kanë bërë dhe një depozitë uji mes mbeturinave, ka ardhur kryeministri i ka bërë urimin, i kanë mbuluar dhe i derdhin prapë. Ne rrimë mes pluhurit e mbeturinave. E kam shtëpinë 100 m larg në vijë ajrore, si të ushqehem këtu tek mbeturinat kur digjen çdo ditë. I fut Rama firmat që i mbështet me i mbrojt e nuk i largojnë që këtej. I bëjmë thirrje shtetit të largojnë mbeturinat sa më shpejt. Ne rrimë brenda në shtëpi, nuk hapim dot dritaret kur marrin flakë mbeturinat. Ka pasur njerëz të sëmurë ka pasur edhe vdekje, ndikon edhe tek femrat shtatzënë dhe shteti nuk merr asnjë masë”, u shprehën banorët.

Ankesat e banorëve kanë shkuar edhe zyrtarisht në Drejtorinë e Shërbimeve të Bashkisë së Krujës dhe në dijeni është vënë edhe kryetari Artur Bushi.

Skandali thellohet kur niveli i mbetjeve të grumbulluara digjet për të krijuar hapësirë për të tjera mbetje urbane. Era e rëndë dhe gazrat toksik që çlirohen një sërë sëmundjesh për banorët, fëmijët dhe të moshuarit, nga ato bronkopulmonare, tumore etj.

Pavarësisht se ndotja ekologjike është një vepër penale dhe Report Tv vazhdimisht e ka denoncuar atë, kjo situatë do të vijojë. Ndërsa vendgrumbullimi tjetër, ai ku hidhen mbeturinat e qytetit te Krujës është në mes të pishave të Krastës së Krujes.

Drejtori i Marrdhëdhënieve me Publikun i Bashkisë Krujë, Drini Masha në një komunikim me Report Tv thotë se institucione nuk ka fonde për të zgjidhur çështjen e plehrave dhe as një zgjidhje për ti dërguar ato në landfille të certifikuara.

“Aktualisht Bashkia e Krujës është vënë në mbledhjen e mbetjeve, nga dy kompani që kontraktohen nga na jonë. Ndërkohë venddepozitimi është në qytetin e Krujës pranë zonë së Krastës dhe në Fushë-Krujë pranë zonës Halili. Sigurisht që është një situatë problematike, për shkak të nevojës së madhe që ka për ndërhyrje atje, por duhet të kuptojmë që ndërhyrja këtu shkon përtej mundësive financiare që ka Bashkia. Po gjejmë një zgjidhje konkrete për këtë gjë. Deri më tani është bërë administrimi duke e mirëmbajtur zonën në sheshimin e vazhdueshëm, për të mos krijuar mundësin e djegie së mbetjeve dhe mos të kemi një problem një problem ekologjik. Në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit është projektuar në projekt shumë i mirë për ndërtimin e një landfilli në njësinë administrative në Fushë-Krujë, e cila do të mbledhë të gjitha mbetjet urbane për 6 njësitë administrative që ka Bashkia e Krujës. Është një projekt i hartuat dhe është aplikuar edhe për leje ndërtimi që të nis puna atje, do caktohet një vend sa më i përshtatshëm e sa më larg zonave të banimit sepse aty ku referohemi sot është urbanizuar për shkak të lëvizjeve demografike dhe nuk mund të jetë një zgjidhje përfundimtare për të ndërtuar një landfill në zona të banuar”, tha Masha.

Tymrat toksikë kanë mbuluar sipërfaqe të tëra nga Mamurrasi deri në Kamëz, e Rinas teksa era i transporton në të gjithë zonën. Vetëm për vitin 2018-2019 janë diagnostikuar 180 persona me sëmundje tumorale në rrethin e Krujës, ndërsa prej këtyre sëmundjeve kanë humbur jetën shumë banorë./ReportTv

Etiketa: katastrofe mjedisoreKrujeNdotjeShteti

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Rikuperimi i Ibrahimovic, zbuloni se kur do të rikthehet në fushë bomberi i Milanit

Rikuperimi i Ibrahimovic, zbuloni se kur do të rikthehet në fushë bomberi i Milanit

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com