GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kategoria e Parë/ Dinamo dhe Skënderbeu respektojnë parashikimet

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Kategoria e Parë/ Dinamo dhe Skënderbeu respektojnë parashikimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo e Tiranës koleksionon të dytën fitore radhazi në Kategorinë e Parë teksa mposhti në transfertë Orikun me rezultatin 2-4. Blutë kryeqytetas nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren teksa shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 19 dhe 21.

Autori i golit të parë ishte Smaci ndërsa braziliani Denilson dyfishoi shifrat. Fundi i pjesës së parë dhuroi edhe dy gola të tjerë me vendasit që fillimisht shkurtuan shifrat me anë të Matheus Batista ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i kryeqytetasve me Smacin që shënoi të tretin për Dinamon dhe të dytin personal.

Sa i takon fraksionit të dytë, Batista realizoi sërish për jugorët megjithatë mendoi Denilson në të 70-tën për t’i shuar shpresat kundërshtarëve. Kështu, 18 herë kampionët e Shqipërisë fituan tre pikë të rëndësishme për të “blinduar” kreun teksa shkuan në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Oriku mbetet i parafundit në klasifikim me 12 pikë.

Nga ana tjetër, edhe Skënderbeu i Korçës ia doli të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat teksa mposhti në shtëpi Tërbunin e Pukës me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën juglindore u shënuan nga ana e Dean Liços në minutën e 30-të të pjesës së parë me penallti, ndërsa në të 90-tën shënoi edhe Abubakari.

Pas këtij rezultati, Skënderbeu ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë ndërsa Tërbuni nga ana tjetër, mbetet në vendin e 6 me 20 pikë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të javës së 14-të.

Etiketa: dinamoFutbollkategoria e pareskenderbeu

Lajme të lidhura

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Para
Tërmeti në Turqi/ Lekundjet janë ndjerë dhe në Groenlandë

VIDEO/ Tmerri nga tërmeti, fëmija nën rrënoja me kokën poshtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti
Breaking Views

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26

Në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për një tjetër tubim...

Lexo më shumë
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

20:07 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com