U luajtën ditën e sotme, gjashtë ndeshje të vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.
Dinamo është shtangur në transfertë, teksa u mposht minimalisht nga Tërbuni, ndërsa Flamurtari u ndal në shtëpi nga Besëlidhja në një barazim 2-2.
Vazhdon të zhgënjejë Apolonia, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Luzit. Korabi mposhti me lehtësi Tomorin 3-0 dhe merr vendin e tretë në renditje me 21 pikë.
Fitore regjistroi edhe Lushnja, që mposhti minimalisht Orikun. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Turbina ndaj Burrelit.
Discussion about this post