GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Katër akuzat e forta të pathëna deri më tani, Berisha hap “thesin” e sekreteve në Fier

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Katër akuzat e forta të pathëna deri më tani, Berisha hap “thesin” e sekreteve në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin që zhvilloi ditën e sotme në qytetin e Fierit, krahas akuzave të përhershme ndaj Ramës dhe Lulzim Bashës për tradhti ndaj tij, Berisha ka radhitur edhe katër akuza të forta gjatë takimit të sotëm në Fier, të cilat nuk janë përfolur më parë publikisht në vend.

Akuza e parë ka të bëjë me ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili sipas Berishës ishte zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë që u kap në përgjimet e prokurorisë në dhjetor 2019 duke folur me një person publik në Shqipëri me qëllim nxjerrjen nga burgu të vëllezërve Aliko kundrejt 750 mijë eurove. Në atë kohë, personazhi në fjalë nuk u identifikua me emër, por u tha se ishte një zyrtar i lartë i Sistemit të Drejtësisë. Për herë të parë, Berisha nxjerr në publik emrin e personit në fjalë duke thënë se nuk u publikua me qëllim për të mos cënuar Sistemin e Drejtësisë që ishte nën kontrollin e maxhorancës.

Akuza e dytë e Berishës lidhet me Ardian Dvoranin, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas Berishës, kompania “Albtelecom” i ka shlyer atij një kredi prej 17 mijë eurosh për shtëpinë. Sipas Berishës, Dvorani dha një numër të madh vendimesh gjyqësore pro “Albtelecom” duke cënuar interesat e qytetarëve. Ky, tha Berisha, “është kampioni i shpallur i anti-korrupsionit”.

Akuza e tretë lidhet me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili sipas tij ishte planifikuar që të nxirrej në pension nga Departamenti i Shtetit. Mirëpo sipas Berishës, Donald Lu u dërgua ambasador në Kirgistan kundrejt një ryshfeti 10 milion dollar.

Akuza  e katërt e Berishës lidhet me George Sorosin, i cili sipas tij po financon largimin e tij nga politika për shkak të planlulzeve për ndarjen e Kosovës. Sipas ish-kryeministrit, ndarja e Kosovës ishte planifikuar nga zyra e fondacionit të George Sorosit në Beograd, por ndërhyrja publike e tij bëri që ky plan të mos zbatohej. Ky është shkaku sipas Berishës se përse Sorosi po kërkon largimin e tij nga politika.

Të katërta këto akuza janë tepër të forta dhe që deri më tani Berisha nuk i ka thënë asnjëherë në publik.

Etiketa: akuzatSali Berishasekretet

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Braçe reagon për takimin e Berishës:  Kufomë politike që shëtit kot

Braçe reagon për takimin e Berishës: Kufomë politike që shëtit kot

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com