GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Disa ditë që beteja rreth ose brenda Kievit vazhdon!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Sa fate njerëzish atje janë tronditur, çfarë vuajtjesh fizike dhe psikologjike për njerëzit, fëmijë, të rritur dhe të moshuar shohin atdheun e tyre nën zinxhirë tankesh! Raportohen të vrarë dhe të plagosur!

Asnjë pikë dyshimi që gjendja e popullsisë është dramatike.

Ajo që më bën shumë përshtypje është se media ndërkombëtare ka shumë pak për të mos thënë fare imazhe, raportime live nga terreni që të tregojnë realitete domethënëse. Janë raportime aspak cilësore, pak a shumë si të ishin të ndonjë kanali televiziv në Shqipëri që e trajton televizionin si radio dhe radion si gazetë!!! Mirë po supozoj që shërbimet e propagandës të dy ushtrive duket paskan zgjedhur të mos përdorin pamje filmike nga operacione luftimi.

Shumë e çuditshme ky lloj mbulimi me informacion i luftimeve reale që duhet të jenë vërtet shumë të ashpra sa kohë që rusët, të cilët erdhën brenda disa orësh në Kiev janë ndodhur tre netë me radhë para një rezistence dinjitoze të forcave ukrainase!

Çfarë bëhet me trupat e të vrarëve nga dy palët, ku mjekohen të plagosurit, si ja bën popullsia për t’u ushqyer, ku armatosen qytetarët dhe ku janë pozicionuar, ku përplasen tanket me njeri tjetrin kur fotot nga dronët apo nga satelitët fare mirë mund të na japin pamjet pa vendosur në rrezik qytetarët, ku u strehuan banorët e ndërtesës apo ndërtesave që u qëlluan me raketa, çfarë bën popullsia përreth Kievit apo në rajone të tjera, çfarë mendojnë ushtarakët e të dy palëve, të paktën të palës mbrojtëse?

Mbulimi i çuditshëm, më shumë pak lajme me zë dhe figurë nga terreni, si asnjë luftë tjetër!

Dhe të mendosh që miliona aparate celulare janë në duart e popullsisë për të filmuar skenat e trishta nga jeta e përditshme! Lidhja e Internetit punon!

Si shpjegohet që nuk përdoren për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar dramën e një populli!

Shohim vetëm popullsi që strehohet në bodrume ndërtesash a tunele metrosh, njerëz, burra, gra, fëmijë që hypin në trena për të ikur apo kalojnë kufirin, një tip i vetmuar që i doli para tanksit dhe miqtë e vet e hoqën që andej ndërkohë që tanksi priste, një tanks i vetmuar që i hypi sipër një veture por shyqyr drejtuesi i veturës ishte i gjallë në timon dhe një qiell Kievi që skuqet nga ndriçimi i shpërthimeve që duhet të jenë gjigande dhe me shumë dëme, por në mëngjes nuk kemi lajme ç’u bë, kush luftonte, ku, etj? Ish presidenti ukrainas që ndonjëherë del duke folur anglisht nga sheshi i pallatit të tij rrethuar nga miqtë e vet në lagje, presidenti Zhelenski nuk shihet ku është kur bën deklaratat e tij!

Vërtet nuk e kuptoj këtë lloj informacioni që bazohet më shumë te fjala e gazetarëve në studio dhe e gazetarëve me helmeta dhe me jelekë antiplumb por që në fakt duket se janë relativisht larg qytetit dhe fushës të operacioneve luftarake. Lëvizjet e tankseve ruse jepen me shigjeta në hartë, por imazhe nga terreni ku ata lëvizin ka shumë pak për të mos thënë fare!

Jam i bindur që kur luftimet të mbarojnë do të shohim lemerirat e luftës, por nuk kuptoj se përse ky lloj raportimi sot! Nuk ja vlen të dish se çfarë raportojnë televizionet ruse! Dihet që prodhojnë vetëm propagandë! Po televizionet ukrainase çfarë raportimesh televizive bëjnë për të informuar qytetarët? Përse nuk përdoren këto imazhe dhe raportime?

Çfarë presioni ka në terren nga forcat ushtarake që pengon informacionin të qarkullojë për ta nxjerrë dramën në sytë e gjithë planetit!

Mbase pretendoj tepër!

Etiketa: Artan FugaBetejaditekaterKievOpinion

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Mbështeti rusët/ Vritet ish-deputeti ukrainas, autoritetet: Ishte tradhtar

Mbështeti rusët/ Vritet ish-deputeti ukrainas, autoritetet: Ishte tradhtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

Zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë sjellë reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com