GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Katër fqinjët e tjerë të Rusisë që i druhen pushtimit

18:20 - 07/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Katër fqinjët e tjerë të Rusisë që i druhen pushtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Thomas De Waal

“Carnegie Europe”

 

Kush mund ta ketë radhën pas Ukrainës?Ndërsa forcat pushtuese ruse po depërtojnë më tej në Ukrainë, vendet e tjera post-sovjetike kanë arsye t’i frikësohen të ardhmes së tyre. Pesë vende përveç Ukrainës, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Moldavia, klasifikohen nga BE-ja si fqinjët e saj në Partneritetin Lindor.

Tre prej tyre kremtuan të mërkurën 30-vjetorin e anëtarësimit të tyre në Kombet e Bashkuara. Por ato gjenden aktualisht të bllokuar në një “zonë gri”, jashtë BE-së dhe NATO-s. Ka shumë gjëra për të thënë mbi dështimet e qeverisjes dhe për institucionet e dobëta në të gjitha këto vende.

Por 3 dekada pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, ato janë që të gjitha shtete sovrane me të drejta të plota. Paradoksi i tmerrshëm është se edhe në ditët më të këqija në vitet 1990, asnjë nga këto vende nuk u përball me sfidën e ekzistencës së saj, me të cilën po përballet Ukraina në vitin 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk po na rikthen në vitin 1991. Përkundrazi ai po na dërgon prapa në vitin 1939, apo edhe 1918, kur një fuqi perandorake mund ta fuste pa shumë problem ushtrinë e saj në një shtet fqinj. BE-ja duhet ta ndryshojë menjëherë një politikë fqinjësie të përqendruar tek reformat, në një politikë që synon mbijetesën e këtyre vendeve si shtete.

Në këtë kuadër, vlen të merren parasysh dobësitë e këtyre pesë vendeve dhe si mund të mbështetet secili prej tyre. Bjellorusia është de fakto në rajon i Rusisë. Minsku është partneri i plotë ushtarak i Moskës në luftën e re që ka nisur.

Në mesin e kasaphanës që po ndodh në Ukrainë, është e lehtë të anashkalohet fakti që Rusia e ka aneksuar Bjellorusinë. Një vend me 9 milionë banorë e ka dorëzuar pavarësinë e tij. Por 18 muaj më parë,ai përjetoi një kryengritje demokratike që gati e rrëzoi presidentin Alexander Lukashenko.

Sa ndryshe do të ishte situata, nëse ato protesta masive do të kishin pasur sukses? BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë opozitën e guximshme demokratike të Bjellorusisë, por gjërat aty do të duan kohë që të ndryshojnë. Rusia ka një ndikim të madh në Armeni, vend që ështëanëtari blloqeve ushtarake dhe ekonomike të udhëhequra nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.

Po ashtu Rusia qeveris enklavën me shumicë armene të Nagorny Karabakh, pas përfundimit të luftës të vitit 2020 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri armen Nikol Pashinyan erdhi në pushtet duke synuan ta çojë Armeninë drejt Evropës. Në populizmin e tij donkishotesk, ai nuk i ngjan askujt aq shumë në hapësirën post-sovjetike sa presidentitukrainas Volodymyr Zelensky.

Por Ukraina dhe Armenia, janë në anët e ndryshme të ndarjes gjeopolitike aktuale. Ishte një arritje që Armenia arriti të abstenonte ndaj rezolutëstë2 marsit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që denoncon pushtimin rus të Ukrainës.

Një ekspert armen e përshkruan kryeministrin si një “trofe të dobishëm për Putinin”, si njeriun që u angazhua për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të vendosur nga Rusia, e cila i dha fund luftës të vitit 2020. Por Rusia ka në dispozicion në Armeni shumë leva ekonomike dhe politike afatgjata që mund t’i përdorë,dhe shumë miq të dobishëm si ish-presidenti dhe lideri i opozitës Robert Kocharyan.

Përmes Marrëveshjes së saj Gjithëpërfshirëse dhe të Partneritetit të Zgjeruar (CEPA),Bashkimi Evropian dhe organizatat e diasporës armene që e kundërshtuan Pashinyan për shkak të luftës së vitit 2020, duhet ta mbështesin tani hapur qeverinë armene të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Azerbajxhani po mban një pozicion balancues midis Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti Ilham Aliyev vizitoi në janar Kievin. Më pas u thirr në Moskë vetëm 2 ditë para pushtimit rus, për të nënshkruar me Putinin një marrëveshje “bashkëpunimi”tashmë të hartuar nga pala ruse. Pika e parë e marrëveshjes flet për integritetin territorial dhe “respektimin e parimeve të mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit”. (Vini re se sa i pacipë është përdorimi i kësaj gjuhe normative, duke pasur parasysh atë që bëri Putin dy ditë më vonë).

Por Azerbajxhani është më i prekshëm në fushën ekonomike. Marrëveshja e lidh më ngushtëBakunë me Moskën, duke folur më shumë për bashkëpunimin ekonomik, gjë që mund ta shndërrojë Azerbajxhanin një strehë për kompanitë ruse që përpiqen të shmangin sanksionet perëndimore.

Dy vendet më të rrezikuara janë Moldavia dhe Gjeorgjia. E para është disi më me fat. Është gjeografikisht më pranë BE-së dhe më larg Rusisë. Me kushtetutë është neutrale, dhe qeveria pro-evropiane e Maia Sandu përballet me një opozitë pro-ruse shumë të fortë, dhe tani me krizën humanitare teksa dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas kanë hyrë tashmë në këtë vend.

Skenari më i frikshëm për moldavët, është nëse rusët vazhdojnë të përparojnë përgjatë bregut të Detit të Zi në Odesa, dhe trupat lidhen me ato që gjenden aktualisht në Transdniestria, provinca separatiste e Moldavisë e financuar dhe e armatosur nga Rusia prej 30 vjetësh.

Administrata në Transdniestria do të luajë një lojë me dy porta: mbështetje politike nga Moska nëpërmjet një force të vogël ushtarake ruse, dhe mbështetje nga Moldavia dhe BE si partneret e saj ekonomike. Rusia ka shumë pak interes për Transdnestrian në vetvete. Por mund të ketë një interes të fortë për të si një bazë e re ushtarake.

Ndërkohë, Gjeorgjia është në shumë mënyra e ngjashme me Ukrainën. Deklarata e Bukureshtit e vitit 2008, që krijoi për të dyja vendet një perspektivë jo aq të qartë për anëtarësimin në NATO, i la ato në një situatë të mjegullt:pa një plan zyrtar për hyrjen në NATO dhe përballë një Rusie më armiqësore.

Në Tbilisi ka pasur prej ditësh protesta të mëdha në mbështetje të Ukrainës. Presidentja Salome Zurabishvili, po e mbështet Ukrainën duke krye një sërë vizitash në kryeqytetet evropiane. Kryeministri Irakli Garibashvili, ka qenë shumë më i ndrojtur duke refuzuar të dënojë hapur veprimin e Rusisë, sjellje që është kritikuar nga homologu i tij ukrainas.

Politika dikur shumë e suksesshme e qeverisë reformatore gjeorgjiane për menaxhimin e sjelljes së Rusisë ka degraduar. Tbilisi ka aktualisht mosmarrëveshje si me Brukselin po ashtu edhe me Uashingtonin lidhur me hapat prapa që ka bërë në aspektin e demokracisë.

Dhe qasja e butë ndaj Rusisë, dhe mos-rreshtimi me aleatët e saj tradicionalë perëndimorë, mund ta vendosë në një situatë delikate. Për më tepër, lufta e ka inkurajuar opozitën, dhe po përkeqëson krizën e stërzgjatur politike në vend.

Nëse Putini do të ketë ambicie për të marrë kontrollin e Gjeorgjisë, ai do ta bëjë këtë me shumë më pak sforco se sa në Ukrainë. Mbështetja për Rusinë ndalet në kufijtë de facto të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Brezi i ri mezi e flet rusishten. Asnjë parti politike nuk embron bashkimin me Rusinë. Por siç po e shohim në Ukrainë, Putini mund të krijojë nga hiçi një shkas për të nisur një luftë të re./ Bota.al

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Para
E FUNDIT/ Rusia bombardon konsullatën e nderit të Shqipërisë në Kharkiv

E FUNDIT/ Rusia bombardon konsullatën e nderit të Shqipërisë në Kharkiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com