GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ke bërë qoka, je hileqar”, përplasje te mbledhja e KLP

14:35 - 09/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
“Ke bërë qoka, je hileqar”, përplasje te mbledhja e KLP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vlerësimit etik dhe profesional për katër prokurorë, u shoqërua me debate e kontestime në seancën plenare të martën më 8 tetor, kryesisht lidhur me mungesën e arsyetimit në pikëzimin e magjistratëve.

Diskutimet dhe debatet me zë të lartë e pa radhë mes anëtarëve të KLP, bënë që salla të gumëzhinte si mjediset e një pazari të zhurmshëm, thuajse për gjysmën e kohës së mbledhjes plenare që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë.

Anëtarët që ngritën shqetësime për mënyrën e pikëzimit të kryer në këto projekt-raporte, theksuan faktin se vlerësimi etiko-profesional që po kryhet sipas rregullores e metodologjisë së re është praktikë e re, e cila duhet zhvilluar me kujdes dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të kryer një vlerësim real të prokurorëve dhe duke i vendosur ata në kushte të barabarta e objektive.

Anëtari prokuror i KLP-së, Moisi Duda, ishte i pari që në cilësinë e relatorit të projekt-raportit për vlerësimin etik dhe profesional të prokurores Elsa Miha, konstatoi se ky raport i hartuar nga relatorja e mëparshme, ish-anëtarja Nurihan Seiti, nuk është në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Ai evidentoi se nuk ishte kryer asnjë arsyetim lidhur me pikëzimin dhe i kërkoi këshillit kthimin e projekt-raportit relatorit për ta plotësuar ose hartimin e një projekt-raporti të ri.

Anëtari Zeqir Hoda tha ndër të tjera se ky projekt-raport ishte nënshkruar nga një anëtar i KLP-së, pavarësisht se nuk e mbante më këtë pozicion dhe se nuk mund të ndryshohej.

Mirëpo, propozimi i Dudës u mbështet nga shumica e anëtarëve të KLP-së. Anëtari Erind Mërkuri që vjen nga radhët e juristëve të spikatur, i cili dhe ai konstatoi se në projekt-raportet e paraqitura ka gjetje të cilat nuk analizohen. Ai pohoi se është e vështirë të kuptohet se si është arritur tek pikët e vendosura nga ish-relatorja Seiti. “Nuk ka arsyetim” tha Mërkuri dhe theksoi se gjendeshin para aktit të paarsyetuar e për rrjedhojë duhet të kthehet që të bëhet i kuptueshëm e objektiv për vlerësimin.

Edhe anëtari prokuror Sokol Stojani konstatoi se janë dhënë vlerësime maksimale pa u verifikuar çështjet. Ai kërkoi që të kthehen në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe të vendosen standarde në mënyrën e vlerësimit. “Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë. Mos t’i hapim rrugë mediokritetit”, deklaroi Stojani dhe theksoi se të katër projek-traportet janë me probleme pasi nuk kanë arsyetime.

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani u shpreh se është e arsyeshme që projekt raportet të kthehen për rishikim, pasi duhet të jenë të arsyetuara sipas ligjit dhe rregullores.

Ajo nënvizoi se këto janë projekt-raportet e para që do të shërbejnë për të krijuar praktikë në vlerësimin e etikës dhe profesionalizmit të prokurorëve për periudhën në vijim, prej nga do të mundësohet dhe metodologjia për pikëzimin.

Vlerësimet etiko-profesionale që janë kryer deri tanimë nga ana e KLP kanë qenë të përshpejtuara, për nevojat e transferimit të prokurorëve apo emërimit të tyre si drejtues. Në disa raste, vlerësimet e mëparshme të KLP janë rrëzuar nga institucionet e vetingut.

Vlerësimet që do të kryhen në vijim janë periodike dhe në të ardhmen do të jenë të vetmet që do kontrollojnë aspektin profesional dhe etik të prokurorëve.

Bogdani hodhi në votim miratimin e tre projekt-akteve të hartuara nga Seiti për vlerësimin etiko profesional të prokuroreve Elsa Miha e Blerta Hamza, si dhe të prokurorit Gëzim Çopa. Dy prej anëtarëve të Këshillit, Vatë Staka dhe Zeqir Hodo votuan për kalimin e këtyre projekt-raporteve të hartuara nga Seiti. Staka deklaroi se nuk ishte dakord me propozimin për kthimin e projekt-raporteve.

“Nuk mund të themi se këshilltarët e mëparshëm nuk kanë punuar mirë, se pastaj mund të themi edhe se vendimet e marra prej tyre nuk janë të drejta”, deklaroi Staka ndër të tjera.

Mërkuri vërejti se në relacionet e Seitit nuk evidentohet se përse dikujt i heq pikët dhe tjetrit ja lë. Sipas tij, duket se subjektet e vlerësimit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Ai theksoi se është në pamundësi të mbrojë raportin e relatores së mëparshme dhe kërkoi të ribëhet.

”Kemi detyrim kushtetues dhe janë praktikat e para e duhet që vlerësimi të bëhet me barazi,” tha Mërkuri.

“Nuk jam në gjendje t’i kuptoj pse i ka shënuar ashtu apo kështu,”  theksoi ai, ndërsa shtoi se “nuk i ka arsyetuar”.

Me votat e shumicës së anëtarëve të KLP-së të pranishëm në mbledhje, u vendos që projekt-raportet të kthehen për t’u hartuar nga fillimi nga relatorët e rinj, me analizën dhe arsyetimet e gjetjeve përkatëse.

Ish-anëtarja e KLP, Nurihan Seiti ishte e paarritshme për t’u pyetur për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në vijim u paraqit nga relatori Zeqir Hodo projek-traporti për vlerësimin e prokurores Elfrida Bregova. Ai vërejti se janë verifikuar 16 çështje të përzgjedhura me short dhe 6 të tjera të zgjedhura nga vetë Bregova, që i përkasin periudhës 2017-2019. Dy prej gjetjeve kishin të bënin me faktin se prokurorja Bregova nuk kishte marrë kontakte të drejtpërdrejta me dëshmitarët, viktima apo të pandehurit e çështjeve që kishte hetuar. Po ashtu, ka rezultuar se në dosjet e verifikuara në asnjë rast ajo nuk ka përmendur apo analizuar praktikën unifikuese të gjykatave më të larta, si dhe as të Gjykatës së Strasburgut.

Hodo u shpreh se nga procedura e vlerësimit është konstatuar se Bregova ka pasur ngarkesë në punë. Por, kur anëtari Erind Mërkuri e pyeti se sa kishte qenë ngarkesa e punës së kësaj prokuroreje, Hodo tha se gjendej në tabelat shoqëruese, por pa arritur të jepte një përgjigje. Në një moment, Hodo u largua për të siguruar të dhënat e kërkuara për ngarkesën e Bregovës.

Mërkuri vërejti se prokurorja pretendonte se kushtet e punës nuk i kishin mundësuar të kishte kontakte të drejtpërdrejta me subjektet e hetimit.

Anëtari Moisi Duda konstatoi se Hodo në raportin e parë i kishte ulur katër pikë lidhur me mungesën e kontakteve me subjektet e hetimit, kurse në të dytin nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Hodo u mbrojt duke deklaruar se herën e dytë kishte ndjekur vlerësimin sipas metodologjisë së re.

Ndërsa Stojani solli në vëmendje se vetingu i ka prekur prokurorët e shkallës së parë nga viti 2020 e në vijim dhe jo në periudhën objekt vlerësimi.

“Nuk ka një prokuror të përgjegjshëm që nuk punon me dëshmitarët, me viktimat e të pandehurit. Hetimi është dinamik. Duhet të verifikohet se sa dinamik është prokurori”, tha Stojani.

Në vijim u debatua lidhur me mospërdorimin nga prokurorja Bregova të referencave të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Strasburgut. Stojani solli në vëmendje se ka shumë prokurorë që i përdorin.

Më vonë, pati debate mes anëtarëve prokurorë Zeqir Hodo dhe Moisi Duda. Hodo i tha Dudës se ai “dhe sot nuk është prokuror”. Por Duda iu kundërpërgjigj Hodos duke i thënë se kur kishte qenë në sistem, ai kishte qenë mësues. Po ashtu, Duda e cilësoi vlerësimin e Hodos si hileqar, qëndrim që u mbështet dhe nga Stojani. “Është bërë qoka”, tha Stojani ndër të tjera.

Hodo tha se ka bërë vetëm vlerësimin, por nuk ka pasur asnjë hile.

Anëtari Vatë Staka ndërhyri duke kërkuar që debatet të zhvilloheshin me mikrofona të ndezur që të mund të regjistroheshin. Ai tha se nuk do të jetë më i pranishëm në mbledhjet plenare nëse nuk zbatohet ky rregull.

Kur Duda dhe Hodo po debatonin lidhur me aspekte personale mes tyre, anëtarja Arta Mandro u largua e shqetësuar nga salla duke u shprehur. “Turp i madh! Turp i madh”.

Megjithatë, vlerësimi i Blegorës ishte shkëlqyeshëm dhe në fund, pasi me votat e shumicës së anëtarëve iu ulën gjashtë pikë, nga 395 pikë, asaj i mbetën 389 pikë.

Nisur nga vlerësimet e paraqitura në projek-traporte, anëtari Olger Eminaj ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si do të vlerësohen ata prokurorë që e kryejnë vërtetë shumë mirë dhe pa të meta punën e tyre, të cilët kryejnë veprime aktive dhe analizojnë e arsyetojnë duke u bazuar në jurisprudencën e gjykatave më të larta.

Për arsye të debateve e diskutimeve të zgjatura, mbledhja e KLP u shty për të vijuar të nesërmen, të mërkurën në orën 11:00./Top Channel/

Etiketa: KLP

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Blendian Dalipi i xhiron 1 milion Euro familjes Ismailaj për pajisje elektrike, tenderi me “Flamur të kuq”

Blendian Dalipi i xhiron 1 milion Euro familjes Ismailaj për pajisje elektrike, tenderi me “Flamur të kuq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com