GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ke fjetur si Basha?”, Këlliçi përplaset me Rakipin: Je shumë cinik, jashtë realitetit

23:35 - 31/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ke fjetur si Basha?”, Këlliçi përplaset me Rakipin: Je shumë cinik, jashtë realitetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi, është përplasur me gazetarin Ylli Rakipi.

Gjatë kohës që Këlliçi po fliste për periudhën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, Rakipi e pyeti edhe nëse ai ka fjetur gjumë njësoj si ish-kryebashkiaku. Këlliçi tha se i ka bërë punët me devotshmëri dhe korrektesë e se nuk është pjesë e atij grupi që mendon se Basha ka fjetur vetëm gjumë. Sipas Këlliçit, mirë apo keq, Basha vetëm 80 leje ndërtimi ka dhënë, jo si kryebashkiaku Erion Veliaj që ka kaluar 1 mijë të tilla.

Debati vijoi më tej kur Këlliçi u pyet nga Rakipi për emra oligarkësh dhe nuk tha asnjë prej tyre. Kjo gjë bëroi që Rakipi ta krahasonte Veliajn, ndërsa Këlliçi e quajti ‘cinik’ gazetarin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Cfarë ke bërë ti deri sot që shkove 35 vjeç, për të mundur një përbindësh, në mënyrë metaforike. Çfarë ke bërë ti deri sot?

Belind Këlliçi: Unë në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri, pasi kam përfunduar studimet në SHBA. Jam kthyer në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe së dyti për të ndjekur një rrugëtim dhe ëndërr timen që ka qenë politika dhe kontributi në shoqëri. Kam filluar angazhimin politik në vitin 2015 në strukturat e PD. Kam garuar dhe jam zgjedhur kryetar i forumit rinor, pozicion që i kam dedikuar shtatë vite të plota. Në vitin 2021 jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me mbi 11 mijë vota personale, duke kaluar edhe herësin.

Ylli Rakipi: Ti paske punuar në zyrat e Lulit në Bashki. Çfarë ke bërë aty? Mos ke fjetur edhe ti si Luli aty?

Belind Këlliçi: Unë i kam bërë punët me devotshmëri dhe korrektesë. Jam marrë me projektet kulturore, kam ndjekur të gjithë eventet që janë organizuar. Nuk kam qenë ndonjë titullar i lartë. Nuk hyj te ata që mendojnë se Basha ka fjetur vetëm gjumë. Basha mirë apo keq, 80 leje ndërtimi ka dhënë. Ky ka dhënë mbi një mijë vetëm vitin e kaluar. Disa projekte të mira u bënë, u arrit të përfundoheshin. Në vitin 2013 edhe me ndërrimin e pushtetit, pati bllokim të punëve në Bashki që më pas u implementuan me ardhjen e Veliaj. Me aq sa kam patur mundësi kam dhënë shembullin tim. Në 6 vite që kam punuar në administratë publike, nuk mund të më ngrejë askush asnjë akuzë të vetmë që kam abuzuar apo kam shkelur ligjet.

Ylli Rakipi: PD thotë se Tirana i është ndarë 4-5 të pasurve, oligarkëve. Kush janë oligarkët në Shqipëri?

Belind Këlliçi: Je shumë cinik në pyetje. Je shumë jashtë realitetit.
Të sfidoj të më gjesh mua lidhje me një oligark. Unë nuk flas me gjuhën e vjetër dhe nuk vë gjoba. Nuk jam kundër biznesit të ndershëm.

Ylli Rakipi: Ç’lidhje ka kjo me gjobat? Unë po të pyes kush janë oligarkët. Ti nuk paske ndryshim nga Veliaj. Ndryshoni vetëm në fytyrë.

Belind Këlliçi: Fyerje më të rëndë se kjo nuk ka.

Ylli Rakipi: Unë të kërkova emra oligarkësh. Ti ishe në dasmën e tjetrit, ulur me oligarkun në tavolinë.

Belind Këlliçi: Unë kam qenë në dasmën e shokut të forumit dhe kam qenë me gjashtë vetë të forumit.

Ylli Rakipi: Kush janë oliagrkët? Ju bërtisni për oliagrket.

Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve. Kjo është praktikë gjobash.

Ylli Rakipi: Jo dasma e forumit, por dasma e Shkëlzenit. Po flas që rrije me oligarkun.

Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve.

Ylli Rakipi: Ti ke qenë aty me oligarkë, të lani dhe të lyeni.  Si qenka pyetje cinike kur unë pyes kush janë oligarkët? Nuk thua asnjë emër. Do të bëhesh ti kryetar Bashkie nesër?!

Etiketa: Belind Kelliciylli rakipizgjedhje vendore

Lajme të lidhura

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin
Breaking Views

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq
Breaking Views

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

15:21 - 09/02/26
Para
Si do të nisë dita e parë e nëntorit? Zbuloni surprizat që sjell moti

Si do të nisë dita e parë e nëntorit? Zbuloni surprizat që sjell moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP
Breaking Views

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP

18:08 - 09/02/26

  https://youtu.be/FVO6Ugq2M40 Kjo godinë, që deri tani ka kushtuar mbi 4 miliardë lekë, duhet të përfundonte më 10 Prill 2025....

Lexo më shumë
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com