GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi prek me fjalët për Gjoklajn: Sot do ishte 23 vjeç nëse nuk do e vriste makineria e Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi prek me fjalët për Gjoklajn: Sot do ishte 23 vjeç nëse nuk do e vriste makineria e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka kujtuar, 17-vjeçarin, Ardit Gjoklajn, i cili u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit, para 6 vitesh. Këlliçi me anë të një postimi shprehet se nëse nuk do të ishte makineria korruptive Veliaj, të miturit nuk do të bëheshin viktima të mafias së plehrave.

“6 vjet pa Arditin! Ardit Gjoklaj do të ishte sot 23 vjeç nëse makineria korruptive Erion Veliaj nuk do t’i bënte të miturit viktima të mafias së plehrave. Arditi punonte mes plehrave për të siguruar të ardhura për shkollimin e tij. Një hero 17-vjeçar që ndynte duart dhe mushkëritë, në kushte çnjerëzore, për t’i bërë ballë sistemit kriminal të mbijetesës që u imponohet shqiptarëve që në fëmijëri”, shkruan Këlliçi.

Ai vazhdon më tej duke thënë se Gjoklaj zgjodhi të jetojë me ndershmëri në ambientin më të pandershëm, më të pistë dhe shfrytëzues që ka njohur Shqipëria. Po ashtu deputeti shkruan se i ka dhënë fjalën prindërve të Arditit se do të vendos drejtësi.

“Ardit Gjoklaj zgjodhi të jetojë e punojë me ndershmëri në ambientin më të pandershëm, më të pistë dhe shfrytëzues që ka njohur Shqipëria. I kam dhënë fjalën e nderit prindërve të tij se do të kërkoj drejtësi deri në fund të botës për birin e tyre, se do t’i bëhem makth kryeplehrës që i mori jetën dhe SPAK-ut që fle mbi dosjen e zezë të Erion Veliajt. Drejtësi për Arditin derisa Erion Veliaj të shkojë mbrapa hekurave, aty ku e ka vendin!”, ka shkruar Këlliçi.

Kujtojmë që 17-vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit polic, mirëpo mundi i tij u pre në mesë në 7 gusht, 6 vite më parë.

Etiketa: ardit GjoklajBelind Kellici

Lajme të lidhura

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Para
Dokumenti/ Ministri Çuçi gënjen publikisht, rezulton pronar i kompanisë që menaxhon skafe

Dokumenti/ Ministri Çuçi gënjen publikisht, rezulton pronar i kompanisë që menaxhon skafe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com