GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Vetëm dy janë përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!

10:35 - 15/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Vetëm dy janë përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me ngjarjen e rëndë të zjarrit në një kompleks banimi në kryeqytet, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës për situatën.

Sipas Këlliçit, zjarri i ndodhur në një zonë të populluar të Tiranës, ku dhjetëra banorë rrezikuan jetën dhe pësuan dëme materiale, duhet të hetohet me urgjencë dhe seriozitet nga organet e drejtësisë. Ai kërkoi që përgjegjësit në çdo nivel të identifikohen dhe të vihen menjëherë përpara ligjit.

Në deklaratën e tij, deputeti theksoi se përgjegjësit kryesorë të kësaj “katastrofe” janë Rama dhe Veliaj, të cilët kanë ndërtuar një sistem që favorizon ndërtimet masive për përfitime financiare, pa marrë në konsideratë sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Këlliçi akuzoi gjithashtu për krijimin e një “industrie betoni” që, sipas tij, ka pushtuar hapësirat publike dhe nuk garanton standardet bazë të sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Në fund, Këlliçi bëri thirrje për përgjegjësi politike nga kryeministri Rama dhe ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e paralajmëruar për të premten, më 17 prill, në orën 19:00, duke ftuar qytetarët të reagojnë ndaj situatës.

Reagimi

Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!

Ngjarja e rëndë dje në një zonë shumë të banuar në mes të Tiranës, ku dhjetra banorë rrezikuan jetën dhe humbën pasurinë për shkak të zjarrit që pushtoi një kompleks për disa orë, duhet të hetohet me seriozitet dhe me shpejtësi nga Prokuroria. Të dalin shkelësit në secilën hallkë dhe të vihen para drejtësisë menjëherë!

Pavarësisht kësaj, çdo qytetar e di sot se dy njerëz janë përgjegjësit kryesorë të asaj katastrofe, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Eshtë prej dorës së tyre, prej urdhrave të tyre që është ngritur ky sistem, me ndërtime për të marrë sa më shumë para dhe pa pasur parasysh interesat e qytetarëve, sigurinë e cilësinë e tyre të jetës.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ngritur industrinë e betonit, që ka zaptuar çdo hapësirë, për të kënaqur klientët e për të shtuar pasurinë e tyre.

Një industri kriminale që nuk ofron elementët bazike të sigurisë për njerëzit, ku duhet sakrifica e heroizmi nga disa zjarrfikës e punonjës policie për të evituar tragjedinë.

Kur Erion Veliaj dhe Edi Rama e lejojnë të njëjtin ndërtues (famozin Armand Lilo) të shtojë 7 kate pa leje mu para zyrës së Kryebashkiakut, në mes të sheshit Skënderbej, a presin vallë qytetarët që bashkia dhe qeveria të kenë ushtruar kontroll për standardet  e lejes, apo të cilësisë së punimeve në një kompleks banimi?!

Unë nxis hetim serioz e të plotë nga Prokuroria. Por është e qartë se autorët kryesorë të kësaj maskarade, janë mbi ligjin dhe nuk do të hetohen.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi para qytetarëve.

Dhe pasnesër, të premten, datë 17 prill, në orën 19:00, është dita që qytetarët ta bëjnë atë përgjegjës për këtë dramë e shumë të tjera që ai po i shkakton vendit.

 

 

Etiketa: KelliciKryesore1RamaVeliaj

Lajme të lidhura

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë
Aktualitet

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

14:20 - 17/04/26
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”
Aktualitet

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit

13:55 - 17/04/26
Para
Çfarë kërkon të fshehë Rama? Kryeministri me deklaratë kontradiktore: Ndërtuesi nuk ka faj, por do e rindërtojë pallatin

Çfarë kërkon të fshehë Rama? Kryeministri me deklaratë kontradiktore: Ndërtuesi nuk ka faj, por do e rindërtojë pallatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi
Botë

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi

14:45 - 17/04/26

Mijëra libanezë filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre në jug të vendit dhe në periferitë jugore të Bejrutit të...

Lexo më shumë
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

14:20 - 17/04/26
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit

13:55 - 17/04/26
Nga Sylvinho deri te infrastruktura në Shqipëri, Duka i thotë të gjitha: Ju tregoj të ardhmen e pankinës kuqezi dhe progresin në futboll

Nga Sylvinho deri te infrastruktura në Shqipëri, Duka i thotë të gjitha: Ju tregoj të ardhmen e pankinës kuqezi dhe progresin në futboll

13:45 - 17/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com