GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi apel qytetarëvë: Të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër protesta, Këlliçi thirrje qytetarëve: Veliaj duhet të shkojë para drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia blu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë së bashku, ditën e premte në orën 11:00 të mblidhen për të protestuar para bashkisë së Tiranës,  deri në largimin e kryebashkiakut më të korruptuar në vend, Erion Veliaj.

Në deklaratën e tij, Këlliçi theksoi faktin se, kauzat fitohen me qëndresë dhe rezistencë.

Deklarata:

Të dashur demokratë, të nderuar qytetarë,

Kthimi në shtëpi i flamurit të Partisë Demokratike, rivendosja e legalitetit, pas një lufte të gjatë me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij, është një lajm i mire, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët.

Por, kjo fitore as nuk e kthen plotësisht normalitetin dhe as u jep pauzë përpjekjeve tona për ta rivendosur deri në fund legalitetin, për të bërë sërish Shqipërinë një vend normal, një vend të të gjithëve, jo vetëm të ‘strategjikëve’ dhe të ‘drejtorëve’.

Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia tu kthehet qytetarëve.

Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore.

Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.

Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë.

Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë.

Le të na prijë flamuri kuqezi i Shqipërisë.

Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet çdo betejë.

Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet.

Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje.

Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet.

Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn.

Aksioni ynë vijon sepse kauzat fitohen me qëndresë.

O sot, o kurrë!

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Para
Media britanike: Bandat shqiptare po depërtojnë kudo, qeveria britanike ka dështuar…

Media britanike: Bandat shqiptare po depërtojnë kudo, qeveria britanike ka dështuar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e...

Lexo më shumë
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com