GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi-Baton Haxhiut: Ke marrë para nga inceneratorët, 8 pagesa…

22:59 - 05/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi-Baton Haxhiut: Ke marrë para nga inceneratorët, 8 pagesa…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi i Partisë Demokratike mohon që të ketë patur lidhje me ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe të ketë marrë prej tij dokumente për të denoncuar inceneratorët.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi u shpreh se Ahmetaj nuk i ka dhënë asnjë dokument në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lidhje me Arben Ahmetajn, por as me persona të tretë nuk kam patur mundësi të më sjellë dokumente. Po të ishte për Arben Ahmetajn kjo çështje nuk do ishte hapur kurrë mbase se Arben Ahmetaj ka mëkatet e veta. Erdhi momenti që Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, është hera e parë që një zv/Kryeministër kërcënohet nga Kryeministri. Në momentin që u kërcënua ai doli dhe pohoi ato çka në fakt PD ka të paktën 4 muaj që i nxjerr çdo ditë me fakte dhe me prova”.

Në replikën me analistin Baton Haxhiu, Belind Këlliçi e akuzoi këtë të fundit se portali i drejtuar prej tij ka marrë para nga inceneratorët.

“Ti z.Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, u shpreh Këlliçi.

Ky i fundit shtoi gjithashtu se media të caktuara nuk kanë pasqyruar të gjitha denoncimet e PD për inceneratorët.

Reagimi i ish-deputetit erdhi pasi më parë analisti Haxhiu insinuoi se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Arben Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët.

Haxhiu e këshilloi Këlliçin që të ruajë veten dhe të mos bashkëpunojë me Ahmetajn. Analisti theksoi se ky nuk është kërcënim, por u rezervua të shpjegonte më tej arsyen e kësaj këshille.

“Ruaje veten sot e tutje, kaq po të them. Ruaje veten, nuk ka kërcënim por ruaje veten. Nuk është mirë që të kontaktosh gjithmonë me Arben Ahmetajn. Ki kujdes thashë mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn”, u shpreh Baton Haxhiu.

Etiketa: baton haxhiuKellicipagesa

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Parashikimi i motit për të dielën, si do të mbyllet java

Parashikimi i motit, 6 Shkurt 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com