GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi-Braçes: Je mashtrues si Veliaj, socialisti me Halucinacione “keni tërhequr zvarrë…”

00:05 - 12/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nafta për bujqit/ Braçe: Burokracia të merr shpirtin, s’kemi kohë për tekat e shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi live në emisionin “Opinion” në Tv Klan bëri të ditur se kishte depozituar në polici një kallëzim për Erion Braçen, kandidatin për deputet të PS, duke e akuzuar atë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Këlliçi tha se Braçe kishte përshtatur një ambient të padeklaruar si zyrë elektorale në shërbim të fushatës së PS, për të vjedhur vota.

Në një reagim Braçe akuzoi Këlliçin dhe personat e tjerë që e shoqëronin se kishim tërhequr zvarrë gra që kishin qenë në atë zyrë dhe se kishin goditur një burrë, diçka që nuk u pa në videot që qarkulluan.

Braçe:

“Unë mendoj se merrem me burra, jo me qesharakë, por qesharakë të një kalibri shumë të madh si puna e Belind Këlliçit. Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën Marko Boçari në një zyrë pune, për shkak se një bandë e PD e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Që këta i kanë vrarë socialistët unë këtë e di, kam qen ë prezent më 21 Janar, kur këta kanë qëlluar, kanë pushkatuar dhe kanë vrarë socialistë dhe nuk janë penduar, nuk janë bërë pishman, por nuk ka ndodhur kurrë që këta të prekin me dorë qoftë edhe një socialist të vetëm.

Prandaj për këtë arsye kam shkuar edhe atje. Belind Këlliçin e kam thirrur unë që të jetë brenda zyrës, ia kam treguar të gjitha ambientet zyrës edhe tek magazina, ia kam hapur edhe frigoriferin. I kam hapur lavatriçen që ishte në magazinë atje, i kam treguar plaçkat, kokoshkat, i ka treguar ushqime se këto për këtë kategori janë dhe më ka thënë që ‘unë nuk dyshoj se ti ke blerë vota, apo ti ke vjedhur vota, nuk e bën ti këtë, as Pandeli Majko dhe as Fatmir Xhafa’.

Jo vetëm që nuk është prekur votë me dorë, e çdo parti tjetër, por kurrë nuk është harxhuar një lekë dhe ia thashë në sy atij mostre, që unë nuk kam lekë për të blerë vota, nuk kam pasur kurrë lekë për të blerë vota në që nga viti 1996 e këtej dhe nuk kam lekë për të blerë votat dhe nuk e bëj unë. Belindi dhe i gjithë soji i tij ev bën, unë jo, kurrë në botë dhe nuk ka një provë të vetme, që të akuzojë një njeri të vetëm nga PS në territorin e njësisë numër 5. Kurrë, kur jam unë përgjegjës politik.

Që të ketë blerë dhe një gjysmë vote ai, jo më një votë. Belind Këlliçi mund të vazhdojë të thotë çfarë të dojë, por e vërteta është krej ndryshe. E vërteta është që banda e Belind Këlliçit në Tiranë ka sulmuar një ambient pune të PS, ka goditur një grua ashtu siç ka goditur dhe një burrë”, tha Erion Braçe

Nuk mungoi replika e Këlliçit, në “Opinion”. Me tone të larta dhe duke e sfiduar për ballafaqim, Këlliçi tha se Braçe ka goditur një gazetare dhe është “mashtrues i kalibrit të lartë”.

“Mashtrues të këtij kalibri vetëm Erion Veliajn ka bërë, Një njeri që i dridhej në zyrë, qante aty. Ai që trash zërin se bujrum Braçes pushka top! Merrem unë! Si të dojë Braçja, ku të dojë! Ai është mashtrues ordiner, që nuk ma merrte mendja se do ishte në këtë pikë sepse e respektova sa isha aty. Jo ta trashi zërin Braçja, po Braçja e kush e ka bo Braçen do merrem unë me të. Ta shohim Braçen, se nuk e kam akuzuar për asgjë. Meqë po trash zërin, ishte Braçja një burracak që shkoi dhe goditi Ambrozia Metën.Janë pamjet publike, ka godit një femër, një gazetare.

Për të qenë korrekte me ju, ku të dojë ai ballafaqim, të bëhet transparente biseda, të thërritet nëndrejtori i Policisë. Ishte trimëru Braçja se sa ishte aty u skuq nga halli i madh se ishte kap në flagrancë. I thashë nuk po të akuzoj ty po hajde të shohim, çfarë ka në zyra. Ishin drejtorët e Braçes, punonjësit e shtetit në zyrën e tij që ia futën vrapit. Ky është mashtruesi që mua sot më ka lënë pa fjalë! Kallëzimin e kam bërë unë, është bërë dhe kallëzimi penal nga Adriana Kalaja. Unë të kam sjellë kamerat që njerëzit e tij që ikin me vrap. Ne ishim aty! Kë godita unë?! Ku është kjo banda ime?! Banda rri me kriminelë!”, tha Këlliçi.

Etiketa: BraceDebatKellici

Lajme të lidhura

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Përfundon numërimi në dy fshatra të Tepelenës

Përfundon numërimi në dy fshatra të Tepelenës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Broja shpëton Burnley-n, trajneri ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse nuk e futa qysh në fillim?
Breaking Views

Broja shpëton Burnley-n, trajneri ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse nuk e futa qysh në fillim?

10:23 - 21/12/25

Scott Parker u shfaq i kënaqur me reagimin e Burnley-t, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth, një rezultat që...

Lexo më shumë
Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

07:40 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com