GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi denoncon nga SPAK: Paratë e fermerëve i vodhi drejtori i inceneratorit të Tiranës

12:48 - 24/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi denoncon nga SPAK: Paratë e fermerëve i vodhi drejtori i inceneratorit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka vazhduar denoncimet përpara institucionit të SPAK, për atë që njihet si vjedhja e shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, dhe koordinatori për Tiranën, Klevis Balliu, denoncuan këtë herë rastin e Elton Buallit, drejtorit të inceneratorit të Tiranës, i cili, sipas tyre, ka përfituar nga fondet IPARD të BE-së, të cilat duhet të shkonin për fermerët shqiptarë.

Në një komunikim për mediat , Këlliçi tha se ky person ka marrë 500 mijë euro nga Klodian Zoto për të marrë një truall në Sharrë.

Po sipas tij, Bualli përmes Stela Gugallias ka aplikuar në AZHBR dhe ka përfituar 310 mijë euro fond nga IPARD.

Deklarata

Kemi nisur serinë e denoncimeve para zyrave të SPAK për atë që tashmë quhet organizata partnere e PS.

Kemi ardhur për të vijuar denoncimet për një anëtar të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës, Elton Buallin.

Konfliktet dhe denoncimet e para për këtë individ që ka qenë drejtor i inceneratorit të Tiranës kanë nisur në përballjen që kemi pasur në 18 tetor 2020, ku së bashku me deputeten Ina Zhupa kemi bërë denoncimin e parë në landfill.

Më pas në gusht të vitit 2021, Klevisi ka nxjerrë pjesën dërrmuese të dokumenteve për këtë shtetas.

Për katër vite me radhë, PD ka mbajtur me dhjetëra deklarata e konferenca për këtë invidid, që mesa duket SPAK e ka harruar se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.

Po flasim për individin që ka figuruar shpesh herë si drejtor i inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Fierit, në komunikimet në Zimbabve, në komunikime me Mirel Mërtirin, në komunikime kyçe me Bashkinë e Tiranës ku vendosej se ku do depozitoheshin dherat dhe në projektet qindra milionë eurosh në resortet ku do investonin prestanomet e inceneratorit të Tiranës në Tunizi.

Ky individ ka marrë 500 mijë euro hua nga ITS e Klodian Zotos për të blerë një truall dhe kjo është një nga dy kontratat e blerjes së tokës në landfillin e Sharrës.

Dhe për të aplikuar më pas përmes Stella Gugalles në AZHBR dhe për të përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD.

Pra, paratë që duhet të merrnin ata që punojnë në bujqësi, fermerët tanë, i ka marrë drejtori i inceneratorit të Tiranës bashkë me Stela Gugallen për të ndërtuar një serë.

E cila edhe sot që flasim vijon të mos sekuestrohet nga SPAK.

Nuk e di se sa dokumente duhet të sjellim ende në SPAK. Por edhe nëse nuk ka funksionuar posta, sot i kemi bërë në format më të madh për të zbardhur për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve për të zbardhur aferën më të madhe që ka parë Shqipëria dhe Tirana që është inceneratori i Tiranës, që deri tani ka kushtuar 132 milionë euro nga taksat tona.

Kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal vijon të mbetet Erion Veliaj.

Ftoj sërish nesër qytetarët në orën 11:00 që të jenë pjesë e protestës së 18-të përpara Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit, vjedhjes, incneratorit të Tiranës dhe bandës 5D.

 

Etiketa: FermerëinceneratorKellici

Lajme të lidhura

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.
Aktualitet

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.

20:12 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia
Aktualitet

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25
Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë
Aktualitet

Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë

18:37 - 31/12/25
Para
Abuzimi me tenderat, SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen dhe 10 të tjerë

I akuzuar për fshehje të pasurisë/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakaun e Lushjës, Fatos Tushe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë
Uncategorized

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25

Cape Verde, është një komb i vogël ishullor i cili, ka shkruar historinë kjo pasi u kualifikua për herë të...

Lexo më shumë
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.

20:12 - 31/12/25
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com