GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi denoncon uzurpimin e ambjenteve të shkollës ‘Skënder Luarasi’ nga Ilirjan Engjëlli: PD do të trajtojë si terroristë elektoralë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: SPAK po i jep kohë Erion Veliajt për të kërkuar azil politik, por asgjë nuk e shpëton…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut, Belind Këlliçi, në një postim të tij të fundit në Facebook, ka denoncuar publikisht Ilirjan Engjëllin, se po tenton të manipulojë procesin zgjedhor.

Sipas Këlliçit, Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës “Skënder Luarasi”, po përpiqet të pengojë zhvillimin normal të procesit zgjedhor duke përdorur një pozicion të padrejtë dhe të paligjshëm si Administrator i Njësisë nr. 11 Tiranë (Laprakë).

Ky veprim i Engjëllit ka krijuar tensione dhe ka ushtruar presion mbi komisionerët, në një përpjekje për të destabilizuar procesin dhe për të ushtruar ndikim mbi zgjedhjet.

Belind Këlliçi ka theksuar se këto janë veprime të rrezikshme dhe të papranueshme që kanë për qëllim të minojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe të dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai i ka bërë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të menjëhershme, për të parandaluar çdo tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve gjatë ditëve të zgjedhjeve.

“Ky është banditi elektoral Ilirjan Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës Skënder Luarasi. Me preteksin se është Administrator i Njësisë nr.11 Tiranë (Laprakë), ky delinkuent nuk pranon të largohet nga ambjentet e kësaj KQV-je, duke ushtruar presion mbi komisionerët dhe duke tentuar të prishë proçesin zgjedhor.
I bëjmë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të marin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm apo tentativë për manipulim të proçesit zgjedhor. PD zotohet se do ti trajtojë të gjithë këta individë si terroristë elektoralë dhe do përgjigjen para ligjit“, shkruan Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciKelliciPDzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Momente paniku në Durrës, merr flakë autobusi me pasagjerë

Momente paniku në Durrës, merr flakë autobusi me pasagjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com