GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Do rikthej punonjësit e shkarkuar, drejtorët para ligjit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Do rikthej punonjësit e shkarkuar, drejtorët para ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës i ka premtuar sot të gjithë punonjësve të administratës së Erion Veliajt, që nëse ata do t’i heqin nga puna përpara zgjedhjeve vendore, do të rikthehen pas datës 14 maj pa qenë nevoja për të fituar gjyqe. Njëkohësisht, Këlliçi ka  garantuar se “Pesë Drejtorët” e famshëm arrogantë të bashkisë të kthyer në biznesmenë, që nën zë njihen si 5D-ja, do të dalin para ligjit.

“Një nga pikat që e nis dhe javën sot, me këtë premtim. U jap premtim të gjithë punonjësve të bashkisë së Tiranës, sepse marr çdo ditë mesazhe dhe komente se po shantazhohen për vendin e punës etj .etj, që nëse një punonjës i thjeshtë, një punonjës i thjeshtë preket, lëvizet nga puna para datës 14 maj, i garantoj të gjithë që do të rikthehen në vendet e tyre të punës pas datës 14 maj.

Erion Veliaj nuk mund të luajë me bukën e administratës, me bukën e punonjësve të thjeshtë dhe me ata që e marrin rrogën, janë të ndershëm, bëjnë punën e tyre por nuk vihen në rresht për një për të qenë ose aktivistë të Veliajt, ose patronazhistë dhe për të votuar Veliajn.

Marr çdo ditë (mesazhe); ju garantoj jeni shumë, jeni një armatë e tërë që çdo ditë më shkruani në Fb apo në numrin tim personal. Rrini të qetë, asgjë nuk do të ndodhë. Janë presione, janë shantazhe të një personi të dëshpëruar , të një kryetari bashkie që siç më keni thënë ju vetë, po të vendoset kutia e votimit në katin e dytë të bashkisë Tiranë, unë e mund atë më votë brenda bashkisë Tiranë!

Këtë realitet, siç e dini ju, e di dhe ai. E rëndësishme është që të jeni të qetë që nuk do të ketë asnjë penalitet dhe të gjithë personat që mund të goditen politikisht për këtë arsye, do të rikthehen në vendet e tyre dhe pa pasur nevojë, Flavio, sepse kemi një problem të madh: Ne kemi dy administrata: njërën që punon dhe njërën që paguhet me vendime gjyqi.

Për të gjithë ata që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga puna, nuk ka nevojë për të abuzuar me Buxhetin e Shtetit , nuk ka nevojë për gjyqe, për të fituar gjyqe. Kush hiqet padrejtësisht nga puna, do të rikthehet në vendin e punës.

Drejtorët e Veliajt në burg

Ndërkohë, ata drejtorë, ata banditë, ata drejtorë që janë kthyer sot në biznesmenë, është një kompani e famshme 5D quhet, e pesë drejtorëve të bashkisë së Veliaj, janë pesë drejtorë aq arrogantë sa ia kanë vënë emrin 5D dhe këta pesë drejtorë që janë ktheyr ën biznesmenë, në ndërtues, në vend që të bëjnë punën , këta do të shkojnë para ligjit, këta do të mbajnë përgjegjësi duke nisur nga drejtorët që janë kthyer sot në gjobëvënës të qytetarëve çdo ditë , nga këta të Policisë Bashkiake, ky i IMT, të gjithë me radhë, do t’i bëjmë publikë patjetër në ditët në vijim, që të gjithë qytetarët ta kuptojnë se sot bashkia e Tiranës është kthyer në një armatë politike rreth Erion Veliajt, që gjobit çdo ditë qytetarët, që shantazhon, bën tendera fiktivë. Drejtori ia jep vetes së vet ose të afërmit të vet, i marrin vet paratë dhe për qytetarët s’ka asgjë, nuk ka as kopshte, as shkolla, as çerdhe, nuk ka transport publik, që është gangrenë, nuk ka parqe, nuk ka asgjë. Ka vetëm pemë imagjinare, ka vetëm trena elektrikë që i përdor Veliaj.”, u shpreh Këlliçi.

 

Etiketa: KelliciKryesore1punonjesVeliaj

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Grabiti shqiptarin dhe iku me vrap, greku nuk shpëton dot…

Trafikonin heroinë, arrestohet shqiptari dhe ‘grupi i romëve’

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com