GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt po firmosin nga burgu për vjedhjet në të kaluarën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Drejtorët  e Veliajt po firmosin nga burgu për vjedhjet në të kaluarën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi se nga Bashkia e Tiranës po hiqen dokumente që kanë të bëjnë me vjedhjet që janë kryer më herët nga drejtorët.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë punonjësit dhe ish-punonjësit që kanë kryer këto ditë heqjen e dokumenteve nga Bashkia e Tiranës.

Po ashtu i bëri thirrje kreut të SPAK-ut Altin Dumanit të hetojë vizitat në burg te drejtorët e Veliajt pasi ata po firmosin dokumente në lidhje me vjedhjet në të shkuarën.

“Kam një thirrje të drejtpërdrejtë për SPAK-un. Hetoni punonjësit apo ish-punonjësit e Bashkisë së Tiranës që janë thirrur për të grisur dokumente, për të hequr dokumente, për të firmosur dokumente në protokoll. I bëj thirrje Altin Dumanit, trego që nuk je koleg i Veliajt, trego që nuk ke agjendë politike, por je aty për të zbatuar ligjin dhe për të çuar para drejtësisë ata që vjedhin qytetarët dhe mos luftoni me opozitën.

Hetoni vizitat në burg të drejtorëve të arrestuar shihni a kanë shkuar aty dokumentet për t’u firmosur sot nga vjedhjet e kaluara”, tha Këlliçi.

Këlliçi ka denoncuar nga protesta para Bashkisë së Tiranës se, një institucion që ka 500 milionë euro buxhet dhe shpërdoron taksat e shqiptarëve i duhet të gjobisë me 6.4 milionë euro qytetarët dhe 2.9 milionë euro bizneset që të vjedhë Erion Veliaj.

“Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me miliona euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete.

Një institucion që ka 500 milionë euro buxhet dhe shpërdoron taksat tona, i duhet të gjobisë me 6.4 milionë euro qytetarët që të vjedhë Erion Veliaj pasi nuk ka vende për parkim. Po i vendosen 2.9 milionë euro gjoba bizneseve, që të vjedhë Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

 

Etiketa: drejtorKelliciVeliaj

Lajme të lidhura

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Para
“Administrohej nga një 21-vjeçare”/ Zbulohet një tjetër “strehë” prostitucioni

“Dritat e kuqe” në Tiranë, zbulohet një tjetër bazë prostitucioni/ Procedohen 5 kineze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

Gjatë punimeve të komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Eurpoian, kryetari i tij David McAllister evidentoi protestat kundër korrupsionit,...

Lexo më shumë
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com