GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Erion Veliaj ka shembur një vilë për të ndërtuar lulishte për vilën e tij në Qerret

23:15 - 09/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtues politik i PD në Tiranë, ​Belind Këlliçi, u shpreh se Erion Veliaj ka shembur një vilë për të hapur lulishte për vilën e tij në Qerret.

Këlliçi theksoi se ‘nëse ka një grup të strukturuar kriminal ku Veliaj do duhej të ishte pjesë është inceneratori i Tiranës që i përmban të gjitha kushtet e shkruar edhe në vendimin e gjykatës së Apelit që këto i përmbajnë të gjitha kushtet’.

“Thelbi nuk është tek Erion Veliaj si individ, është tek filozofia e Edi Ramës dhe e Rilindjes pas vitit 2013 që ka nga një Erion Veliaj në çdo zonë.

Në çdo komunë apo ish komunë apo në çdo bashki të Shqipërisë. ‘5D’ në thelb, kryevepra e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, mënyra më e sofistikuar që ai kishte gjetur për të vjedhur paratë e qytetarëve të Tiranës me drejtorët e tij është një skemë që po ta shihni është e shpërndarë edhe në institucione të tjera, edhe në ministrinë e Infrastrukturës edhe nëpër ministri të tjera, por është e shpërndarë edhe nëpër ish-komuna.

Unë vij nga zona e Vaqarrit ku ka një Erion tjetër por që në atë rast quhet Gentian Myrto.

Një bandit elektoral por jo vetëm, një hajdut i tokave të qytetarëve dhe banorëve të zonës së Vaqarrit i cili ka goditur për vite me radhë të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar PS apo që kanë qenë mbështetës të PD.

E njëjta gjë ndodh në zona të tjera të Tiranës ku kam përmendur shpesh herë Arben Malokun, një prej banditëve më të mëdhenj elektoral që ka sot ende Tirana.

Adriatik Kupi një person tjetër në zonën e Bërzhitës, Baldushkut. Administratori i Lundrës, hajdut elektoral.

Makineria e cila ka blerë dhjetëra mijëra vota në Tiranë që është bashkia e Tiranës sot nuk funksionon ashtu siç ishte më parë.

Edhe pse Rama ka dhënë garancinë e tij të plotë që është ai tashmë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe që është ai që I del garant punonjësve të bashkisë për të vijuar për të vjedhur votat.

Në thelb po, Veliaj sot nuk është në fushatë. Veliaj nga sot de facto e de jure është banor i qarkut të Durrësit.

Është votues në qarkun e Durrësit. Automatikisht do duhej të kishtë pasuar një dorëheqje apo një shkarkim I Veliajt nga kryeministri.

Bazuar edhe në ligjin e Republikës së Shqipërisë, një kryetar bashkie që humbet banimin e përhershëm në zonën ku ai drejton bashkinë nuk mund të jetë më kreu i asaj bashkie.

Dhe sot Veliaj është banor i Durrësit dhe voton në burgun e Durrësit.

Është si puna e fustaneve dhe e 1 milion eurove që janë shpenzuar për të blerë rroba të shtrenjta që vlera në fakt duhet të jetë disa herë më e lartë.

Apo shtëpiat që janë gjetur, që aty në zonën e Qerretit në bazë të informacioneve që i kam parë në media por i kam marrë edhe në rrugë informale aty kulmi ka arritur që Veliaj ka shembur një vilë përballë për të hapur një lulishte për vilën që kishte.

Pra një vilë që ka qenë e ndërtuar është shembur me mjetet e bashkisë Kavajë në dijeninë time gjatë kohës që administrohej nga e majta bashkia e Kavajës për ti bërë një kënd lojërash, për ti bërë një lulishte Veliajt.

Por prapë këto janë çikërrima në raport me vjedhjet me ‘5D’ dhe inceneratorin e Tiranës.

Nëse ka një grup të strukturuar kriminal ku Veliaj do duhej të ishte pjesë është inceneratori i Tiranës që i përmban të gjitha kushtet e shkruar edhe në vendimin e gjykatës së Apelit që këto i përmbajnë të gjitha kushtet”, u shpreh ai.

Etiketa: KelliciVeliajvile

Lajme të lidhura

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Para
Horoskopi 13 Mars

Horoskopi 10 prill 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ka rikthyer për gjykim dosjet për Ilir Selmanin dhe...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com