GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Ja kush e pengon transportin falas në Tiranë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Nuk e njoh’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha ditën e sotme një deklaratë nga landfilli i Sharrës, ku grumbullohen dhe groposen plehrat e kryeqytetit.

Ai deklaroi se faktet e reja të zbuluara nga emisioni Piranjat, janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt. Ai u shpreh se ky landfill, mer çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me uj që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku.

DEKLARATA:

Jam sot këtu për të folur për një çështje që publiku e ka dëgjuar shumë kohët e fundit. Për inceneratorin e Tiranës. Eshtë një problem që u përket qytetarëve. Ka një përpjekje për ta trajtuar si një gjë të politikës, të partive, ku nganjëherë përmendet dhe drejtësia. Jo të dashur miq. Kjo është një çështje qartazi e qytetarëve të Tiranës, që u përket atyre. Sepse është abuzim i madh me taksat që ata paguajnë. Dhe është një shërbim që qytetarëve të Tiranës u mungon çdo ditë që ajo gropë korrupsioni merr 41 mijë euro.

Kjo gropë korruptive merr çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me uj që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku. Për shkak të asaj grope korrupsioni, janë mijëra të moshuar, studentë, familjarë, njerëz që nuk u del, që vuajnë për të mbyllur muajin, të cileve nuk u ofrohet transporti publik falas, për të zbutur sadopak koston e tyre të jetesës.

Pra inceneratori i Tiranës, ka të bëjë me interesin publik, drejtperdrejt me interesin tuaj, të dashur qytetarë të Tiranës.

Ndaj jam sot këtu. Kisha vendosur të mos merresha me Veliajn, dhe jam në këtë garë për të treguar programin tim, zgjidhjet që parashikoj.

Por faktet e reja të zbuluara nga emisioni Piranjat, janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt në këtë lloj afere, për të cilën deri më tani janë në burg një ministër, një deputet, dhe po hetohet një zevendëskryeministër.

Po ashtu nje shtetas italian eshte ne pritje te vendimit te gjykates italiane per ta ekstraduar ne Shqiperi. A e dini ju se parate e avokatit te ketij shtetasi i paguani ju me taksat tuaja? Dëshmitë e reja tregojnë se Erjon Veliaj është përfshirë në marrjen e një inceneratori të vjetër, skarco, nga Rumania, për ta sjellë në Tiranë. Aq i zgjebosur ka qenë ky incenerator, sa rumunët kanë paguar 75 mijë euro për çmontimin e tij, pra që t’jua heqin qafe.

I tillë ka qenë ky incenerator, sa që edhe qeveria e Zimbabvesë, e cila ka shfaqur interes fillimisht, nuk ka pranuar ta blejë kur ekspertët e saj e kanë parë se në ç’gjendje është.

Inceneratori rumun është si të marrësh Metalurgjikun e Elbasanit, ta çmontosh dhe ta paraqesësh në Rumani si teknologji të fjalës së fundit të përpunimit të hekurit e çelikut.

Atë që nuk e pranuan qeveritarët patriotë të Zimbabves, e marrin këta që ekraneve bëjnë sikur u digjet zemra për Shqipërinë, bëjnë si patriotë, si modernizues, si progresistë.

Sic tregojnë faktet brutale nuk janë asgjë më shumë se një tufë e babëzitur piranjash.

SPAK duhet të mos heshtë dhe duhet ta gjejë e të na thotë: ku ka shkuar inceneratori rumun? Në Fier, Elbasan apo mbahet diku, që të vendoset në Tiranë kur të mos e ketë kush mendjen?

Erion Veliaj është kokë e këmbë në denoncimin e biznesmenit italian për skandalin e inceneratorëve, por Tirana nuk ka incenerator. Tirana jonë nuk ka djegës, i çon mbeturinat në landfill dhe i gropos, por sërish pagesat bëhen për incenerim.

Plot 29 euro për ton paguhen për një shërbim që nuk jepet! Depozitimi e mbulimi me dhe behej nga ndermarrja publike per 12 e/tonin. Pse paguani ju, të dashur qytetarë të Tiranës, 17 euro ekstra për një proces që nuk ndodh, për një shërbim që nuk e merrni, për një ndotje që ju shkurton jetët?

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK pas këtyre rrethanave të reja.

Po unë di se çfarë ne kemi në dorë. Çfarë ju keni në dorë. Me 14 maj, qytetarët e Tiranës e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë aferë, dhe paratë që vidhen, të shkojnë për të siguruar transport publik falas, shkolla e çerdhe të reja, rrugë që mungojnë, e për të punuar për të sjellë kudo në Tiranë, ujë pa ndërprerje në banesat e qytetarëve.

Etiketa: KelliciKryesore1plehrat

Lajme të lidhura

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Para
Momente romantike mes çiftit Luiz-Kiara (VIDEO)

Momente romantike mes çiftit Luiz-Kiara (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e...

Lexo më shumë
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş