GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Ja provat që Veliaj po amnistohet nga SPAK-u

22:21 - 09/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Ja provat që Veliaj po amnistohet nga SPAK-u
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

elind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV qëndrimin e partisë së tij ndaj SPAK. Ndërsa u pyet nga moderatori Ylli Rakipi për qëndrimet kontradiktore për SPAK, ku një herë thonë se e ka seriozisht me hetimet për Veliaj pastaj se është drejtësi me regji, Këlliçi u shpreh se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive.

“Jam koherent dhe persistent në qëndrimet e mia. Kolegët e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet me sa duket, faktet e provojnë këtë, që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive të padëgjuara më parë, që kanë lindur bashkë me reformën në drejtësi. Për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë. Drejtuesi i mëparshëm i SPAK, Arben Kraja, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kemi çuar me mijëra faqe dokumenta, prova, jemi palë në këtë proces.

Vijojnë që të paguhen 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Është një drejtor i bashkisë në burg për këtë aferë, një ish-drejtor i dalë në pension dhe është qesharake që mbahet në burg ende. Dhe Erion Veliaj nuk di gjë, nuk ka asnjë akuzë. Janë dhënë 132 milionë euro, afera e dherave vijon po njësoj, kompanitë e ndërtimit paguajnë për depozitimin e dherave në landfill.

Nesti Angoni ose Nesti Rama ka qenë fenomen i fundvitit për të cilin nuk kemi shumë informacion. Duhet të gjendet Nesti në kryeministri ose të Ministria e Infrastrukturës. Por mjafton fakti që njoftimi i SPAK thotë që është arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me 4 vepra penale që dyshohet kryetari i Bashkisë së Tiranës… Berisha mbahet në arrest shtëpie, prej dyshimeve, është vendosur masë për t’u paraqitur dy herë në muaj, edhe pse hetimet kanë përfunduar, vetëm se kanë lindur dyshime, ndërsa në rastin e Veliajt ka konkluzion për katër vepra të rënda penale dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Ky zotëria lejohet të shkojë në zyrë, të intimidojë këdo për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Këlliçi.

I pyetur për hetimet ndaj dosjes “5D” ku akuzohen ish-drejtorët e bashkisë, Këlliçi u shpreh se po bëhet i njëjti makinacion si me dosjen e inceneratorëve.

“Mendoj se është bërë i njëjti makinacion si në dosjen e inceneratorëve. Kemi patur dy raste konkrete të formalizimit të një grupi të strukturuar kriminal, të gjithë të dhënat, sic u bë tek inceneratorët që u copëtua dosja në tre, edhe pse kishim të bënim me të njëjtët individë, e njëjta skemë është përdorur te 5D. Këtë e ka thënë Gjykata e Apelit të Posaçëm, ku me vendimin e gjyqtarit ka thënë që prokuroria duhet ta hetojë veprimtarinë e të gjithë të dyshuarve si grup i strukturuar kriminal, sepse i përmbushin të gjithë kriteret. Unë si kallëzues, është detyrim ligjor i SPAK që kur çon dosjen për seancë paraprake, duhet të më vijnë të gjitha materialet si palë dhe nuk ka ndodhur, nuk kam informacion. Treguesit janë që ka tentativë për t’i amnistuar”, shtoi Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Aktualitet

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë
Aktualitet

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Para
Bushati: Ja si SPAK po e ndihmon Ramën me hetimin ndaj Veliajt

Bushati: Ja si SPAK po e ndihmon Ramën me hetimin ndaj Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com