GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Ja të gjitha diplomat e mia, Veliaj të tregojë të vetat

10:26 - 08/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Ja të gjitha diplomat e mia, Veliaj të tregojë të vetat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka publikuar sot të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë, eksluzivisht  në SYRI TV, duke dëshmuar arsimimin e tij të shkëlqyer ndër vite.

Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje kundërshtarit politik, e ka sfiduar kryebashkiakun Erion Veliaj, që të tregojë edhe ai diplomat që ka marrë në universitet.

Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky (Veliaj) “është me shkollë” dhe unë “pa shkollë”, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe ët flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë?!

Urdhëro. Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak.

Image

Urdhëro, klasa e tretë. Klasa e katërt, klasa e pestë. Klasa e gjashtë, zotëri. Ja edhe klasa e tetë.

Image

Urdhëro, viti i parë në “Harry Fultz” meqë e kanë merak. Ja edhe viti i dytë, viti i tretë në “Harry Fultz”.

Image

Urdhëro dhe të katërt vitet bashkë, sepse është një vërtetim që e kam marrë me vete, ky është një vërtetim që e kam marrë tani për notat, për katër vitet e përfunduara, por kurrikulën, vërtetimin e lëndëve i kam marrë si dosje se i kam marrë me vete në Amerikë.

Këtu janë katër vitet, sepse më duheshin 12 vite shkollim parauniversitar për të shkuar në universitet. Këto janë të katër vitet e “Harry Fultz” dhe të bëhet publike.

Image

Po më duhet t’ju bëj një pyetje që e kanë bërë akuzuesit tuaj se nuk keni qenë te festa e Maturës.

Belind Këlliçi: Po s’kam qenë, është problem i madh shumë?! Nuk kam qenë as në Amerikë te festa e Maturës, s’i kam qejf festat e Maturës. Është problem?

Dhe tani do t’ju nxjerr diçka që, ftoj Erion Veliajn, meqë është i diplomuar njëlloj si unë, të nxjerrë këtë. Kjo është diploma në universitet. Universiteti! Urdhëro, zotëri! Ta nxjerrë me vulë ai po qe se e ka dhe ta tregojë. Edhe me këtë vulën këtu, se këtë vulën nuk e ka ai. I mungon kjo këtu atij. Urdhëro edhe bachelor.

Image

Image

Kam shkuar e kam dhënë të gjitha testet, me SAT, me provime pranimi, me intervistë personale; kam marrë bursën për të tenisit dhe të gjithave dhe kam hyrë në universitet. Për shkak të notave të larta, që në prill të 2008-ës, jam anëtar i shoqërisë “Sigma Beta Delta” në biznes, në Amerikë – për shkak të notave të larta në universitet.

Image

E meqë jam diplomuar dhe në SHBA, e kisha zakon që duhet t’i mbarojë pak më shpejt gjërat e jam diplomuar për shtatë semestre e jo për tetë dhe kam marrë (jo që s’më thotë njeri gjë), por kam marrë edhe këtë medaljen. Ja çfarë të bën Amerika kur je i zgjuar dhe kur i bën hyzmetin.

Image

 

Etiketa: DIPLOMAKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
17 të vrarë në dy masakra, Serbia: Amnisti për dorëzimin e armëve

17 të vrarë në dy masakra, Serbia: Amnisti për dorëzimin e armëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com