GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Mbështetje për fermerët e krijimin e 15 tregjeve të reja

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Mbështetje për fermerët e krijimin e 15 tregjeve të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Baldushku, para fermerëve të kësaj zone, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, prezantoi planin për të ndihmuar zhvillimin e zonave rurale, dhe për ta zbutur koston e lartë të jetesës, me një program konkret.

Sipas Këlliçit, Bashkia e Tiranës do të krijojë një skemë financiare për mbështetjen direkte të fermerëve që do të investojnë në bujqësi.

“7 milionë euro të buxhetit tonë do të shkojnë çdo vit për financimin e skemave mbështetëse në bujqësi e blegtori, 7 milionë. 3 milionë për të mbështetur huamarrjen e fermerëve. 2 milionë euro do të shkojnë për produktet e prodhuara në Tiranë, për prodhuesit dhe tregtarët e tyre. 1 milionë euro si mbështetje për çertifikimin organik dhe bio të produkteve bujqësore”.

Skema do të përfshijë jo vetëm subvencione financiare, por edhe krijimin e kushteve për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Këlliçi në angazhimin e tij për të ndihmuar banorët e ish-komunave të lënë në harresë, deklaroi gjithashtu ndërtimin e të paktën 15 tregjeve me kushte moderne për shitjen e prodhimeve të fermerëve për qytetarët e Tiranës.

“Ngritjen e të paktën 15 tregjeve të gjelbërta në Tiranë, sipas standardeve më të mira të sigurisë ushqimore me ujë të rrjedhshëm dhe mjete ftohëse ku do të tregtohen produktet agroushqimore. Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do të shesin produktet “Made in Tirana” që do të shesin produktet e tyre në tregjet e gjelbërta në Tiranë. Mbështetja tjetër direkte për fermerët është: fermerët që do të certifikojnë organikisht produktet e tyre do të mbulohen shpenzimet në masën 50% dhe për fermerët që do të marrin hua në bankë për investime në agrikulturë apo agro turizëm, për investime në infrastrukturë, për kredi deri në 30 mijë euro, kredia do jetë me interes zero, sepse do ta përballojë një fond i posaçëm që do të vendoset nga bashkia e Tiranës”-tha Këlliçi.

Për realizimin e kësaj skeme, paratë do të gjenden nga buxheti i bashkisë, ndërsa theksoi se kostoja totale shkon rreth 5% të buxhetit.

“Pra me 4-5% ti zgjidh problemin dhe ia lehtëson jetën gjithë fermerit të Tiranës. 140 fshatrave dhe një sipërfaqe me popullsi sa 30% e popullësisë totale. Unë mendoj se kjo është një paketë me këmbë në tokë” -tha ai.

Etiketa: FermerëKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta
Breaking Views

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Para
Protestuesit në Bërxullë: Shkofshin para litarit të gjithë

Protestuesit në Bërxullë: Shkofshin para litarit të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com