GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Më 14 maj pamë blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë për të mos votuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Më 14 maj pamë blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë për të mos votuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës gjykon se diferenca e thellë e votave me rivalin e tij Erion Veliaj në këto zgjedhje ka ardhur nëpërmjet formave të shumta që u përdorën nga mazhoranca, por ndër to për herë të parë edhe blerjen e abstenimit, të paguarit e qytetarëve për të mos shkuar të votojnë.

Këlliçi ishte i ftuar këtë pasdite në studion e Euroneës për të evidentuar me hollësi, arsyet që çuan në humbjen e tij përballë Erion Veliajt. Një pyetje specifike iu drejtua për atë kategori qytetarësh që përbën elektoratin gri “të pablerë”, që mund të ketë ndikuar, por që Këlliçi e përjashtoi si mundësi.

“Belind, e përjashton faktin që qytetarët e Tiranës (nuk e kam fjalën për elektoratin e majtë, të cilët do të votojnë cilindo kandidat që do të jetë në krye të bashkisë së Tiranës) por për atë kategorinë gri “të pablerë” që ka votuar, Erion Veliajn, i pëlqen Erion Veliaj, i pëlqen puna, e duan, a e përjashton si fakt?”- ishte pyetja.

“Kjo do të duhet të shihet, – u përgjigj Këlliçi. –  Nuk e di se kush e do nga zona gri, nga shtresa gri dhe nuk më bën sens se për çfarë do të duhej të votohej për një mandat të tretë, kryebashkiaku aktual, nga shtresa gri. E kuptoj nga militanti i Partisë Socialiste, e kuptoj nga ai që është në punë për shkak të PS, por nga shtresa gri?! Për çfarë?! Për shembjen e Teatrit Kombëtar duhet ta votojnë?! Për shkatërrimin e identitetit të kryeqytetit të Tiranës?!

Për ngushtimin e rrugëve në Tiranë?! Për faktin që kemi ajrin më të ndotur, jemi një ndër 10 vendet me ajrin më të ndodur në Europë?!

Për faktin se uji i pijshëm nuk mund të konsumohet?!

Për çfarë?! Për faktin që në Tiranë ende nuk kemi ujë të pijshëm? Për çfarë një zonë gri, një i ri apo një e re, një votues për herë të parë do të duhet të votojë këtë model?! Nuk po them detyrimisht të më votojë Belindin…

…Diferenca e thellë dëshmon  faktin që ka pasur shumë qytetarë që përmes dy formave, e para që në këtë proces zgjedhor kemi parë edhe blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë të shumtë për të mos dalë për të votuar, por ka pasur edhe nga ata që kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin për të mos votuar.

Unë këtyre iu referohem. I referohem faktit që kemi pasur një pjesëmarrje të ulët në votim, 38% dhe logjika të çon në faktin që një pjesë e madhe kanë menduar që vota e tyre mbase nuk do të përbëjë ndryshim, mbase rezultati dihet edhe nuk kanë dalë të votojnë,” tha ndër të tjera Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Para
Kriza financiare te Barcelona, kush janë lojtarët më të paguar pas largimit të Messit?

Kampioni i botës ka ende dyshime për stabilitetin financiar të Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com