GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi me banorët në Tiranë: Shteti ka rënë, duhet ndryshim

11:59 - 09/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi me banorët në Tiranë: Shteti ka rënë, duhet ndryshim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë fundjavë Belind Këlliçi u ndal në zonën e ‘Tregut Ushqimor’, ku dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet. Shumë treguan se po mbajnë hapur qepenat, por nuk po shesin asgjë, për shkak të shpopullimit, rënis së konsumit dhe varfërisë.

“Mos pyet për punë, ja po e sheh vete, e shtunë sot. Sot kam shitur një palë këpucë gjithë ditën dhe jetoj me të. Kemi dhënë boll për atë, unë me thënë të drejtën kam dhënë boll për atë dhe nuk më ka bërë asnjë gjë. Suksese, ti je për këtë popull, se këta të tjerët janë mashtrusa. Edhe e shtuna e diela është bërë një lloj, se normal, presim të shtunë e të diel. Të gjithë tregtarët ankohen”, u shpreh një tregtar.

Shqetësimeve të biznesit, Belind Këlliçi iu pëgjigj duke prezantuar paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të jenë ndihmë për biznesin, për të cilat u shpreh se janë të realizueshme.

“Po mirë a e kuptojnë që duhet ndryshuar kjo gjë? Nuk mund të ankohen pafundësisht dhe të mos ndërrosh gjë. Më janë turrur mua se kam bërë premtimin për autobusat pa lekë: këtu nuk përfiton njeri, kjo nuk i interson kurrkujt, etj etj! Ndërkohë që njerëzit janë për buk goje. Tregu këtu është gjithë ditën nuk ka njeri këtu me çfarë po pyes, edhe ata që janë nuk kanë lekë. Bëhen, janë me këmbë në tokë, dhe janë të realizueshme”-u shpreh Këlliçi.

Takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së Kavajës.

Duke shtrënguar duart me dhjetra qytetarë, Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, që lidhen kryesisht me problemet në infrastrukturë dhe asfaltin elektoral.

Gjatë ecjes e takimeve Belind Këlliçi degjoi një qytetar, i cili denoncoi sesi Erion Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat, i cili po ndërtohet vetëm disa centimetra larg themeleve të banesës së qytetarit, ndërsa ai pretendon edhe se ndërtuesi i ka marrë pronën.

Këlliçi iu bashkua irritimit të tyre, duke u shprehur se e vetmja zgjidhje për të mos lejuar të tilla probleme, është largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë së Tiranës në 14 maj.

“Me këta që janë nuk ke ça, po si zhduke. Hiqi, nuk ke çfarë bën. Ty të ka rënë hall, ti ke hall të madh prandaj je kaq i mërzitur, të kuptoj shumë mirë, por ky shtet na ka rënë. Po çfarë 6 metra, kjo është çmenduri’-tha Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Këlliçi kërkoi mbështetjen e tyre, që në 14 maj të votojnë për të larguar me votë Erion Veliajn nga drejtimi i Tiranës, për të sjellë një model te ri në qeverisjen vendore dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit në kryeqytet.

 

 

Etiketa: KelliciKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?
Lajme

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Para
Makina përplas qytetaren në mes të Tiranës

Makina përplas qytetaren në mes të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panik pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Aktualitet

Panik pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

08:30 - 08/03/26

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e sotëm në Greqi pranë kufirit me Shqipërinë. Sipas mediave greke, tërmeti kishte...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë, ja zonat ku do të ketë shtrëngata

Parashikimi i motit për këtë të dielë, ja zonat ku do të ketë shtrëngata

07:50 - 08/03/26
Horoskopi, ja çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë parashikuar yjet për sot

07:31 - 08/03/26
Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com