GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Me paratë e inceneratorit zgjidhet transporti urban

10:31 - 23/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Me paratë e inceneratorit zgjidhet transporti urban
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim të rinj nga zona e Devollit, të cilët banojnë në Tiranë. Një nga shqetësimet e ngritura nga studentët, ishte çështja e transportit urban në Tiranë. Për këtë problem, Këlliçi u shpreh se për zgjidhjen e transportit urban në kryeqytetm, mjaftojnë paratë që aktualisht shkojnë për trajtimin e mbetjeve urbane në Sharrë, ku nuk ekziston inceneratori.

“E dini t`ua them me shifra se sa kushton trajtimi dhe djegia e plehrave, që nuk ndodh. Pra paguan një shërbim që nuk ndodh. 14 milionë euro në vit, pra është 1.3 milion euro në muaj. Mjaftojnë këto lekë që të zgjidhet e gjithë problematika e transportit urban në TIranë”, u shpreh ai para studentëve.

Këlliçi deklaroi se gara për 14 majin nuk është as për flamur dhe as për logo, por për të ardhmen e vendit. “Nuk luhet këtu çështja politike, këtu luhet e ardhmja e vendit tonë. Nuk është aspak çështje partie, logoje, flamuri etj, është çështje e të ardhmes së vendit. A do vendosim të rrimë këtu, a do vendosim ta ndryshojmë, apo do vendosim të ikim”-tha Këlliçi.

Problemet e Tiranës

Duke e ngritur largimin e të rinjve si shqetësim kryesor gjatë bashkëbisedimit, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës tha se me ritmet aktuale të largimit të të rinjve, shteti do të shkojë në faliment

“Kanë ndryshuar shumë situatat në Shqipëri gjatë këtyre 8 viteve. Janë rikthyer gomonet. Kanë ikur miqtë tanë. Nëse vazhdojmë të ikim me këto ritme, kush do e çojë para këtë vend, bie, falimenton shteti, se nuk ka më krah pune”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Kandidati opozitës për Bashkinë Tiranë, preku edhe disa probleme thelbësore që shqetësojnë qytetarë e Tiranës dhe të rinjtë. Këlliçi  u shpreh se qytetarët e Tiranës e paguajnë tre herë ujin, por ai nuk pihet, ndërsa bashkë me faturën e ujit paguajnë tarifën e arsimit, e cila nuk është përkthyer në investime për shkolla dhe çerdhe, duke sjellë si shembull zonën e Astirit.

“Paguajmë tre herë për ujin: njëherë faturën për UKT, një herë e paguajmë duke e blerë në markete dhe një herë për pompën. Por tek ajo fatura e ujit paguajmë një taks antikushteuse që është për shkolla. 42 milionë euro kanë paguar qytetarët në Tiranë dhe janë bërë 17 shkolla, të cilat bëhen disa herë më shtrenjtë se në BE”, – tha Këlliçi.

 

 

Etiketa: inceneratorKelliciKryesore1transport

Lajme të lidhura

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Çmenduri! Ish-drejtori i Doganës në Fier shkakton 2 të plagosur…

Aksidentoi 2 persona, lihet në burg Arlind Lagji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos pranuar heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com