GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi me ‘Profesionistët e Lirë’: Ja 5 prioritetet për qytetarët

11:55 - 06/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi me ‘Profesionistët e Lirë’: Ja 5 prioritetet për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Kelliçi ishte i vetmi nga 6 kandidatët në garën për bashkinë e kryeqytetit, që iu përgjigj pozitivisht ftesës për të diskutuar rreth programit për drejtimin e qytetit në katër vitet e ardhshme.

Drejtuesi i panelit të “Profesionistëve të Lirë për Shqipërinë”, Fation Softa, u shpreh se Tirana ka akumuluar shumë probleme të pazgjidhura, të cilat kanë vështirësuar jetën e qytetarëve.

“Sepse ne kemi kaluar tridhjetë e sa vite, dhe sot kemi ende probleme, që jo vetëm janë akumuluar por janë të pazgjidhura. Probleme të cilat e kanë bërë më të vështirë dhe më të paaksesueshëm këtë qytet që në sot banojmë”-tha Softa.

Belind Këlliçi, shprehu keqardhjen që rivali i tij në këtë garë, Erion Veliaj refuzon prej tre javësh përballjen me të, duke theksuar se edhe në këtë takim kryebashkiaku aktual i Tiranës la karrigen bosh.

“Unë duke ju falenderuar për ftesën që më keni drejtuar, dhe që në momentin e parë që më keni drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë, kam qenë i hapur. Sigurisht nuk mund të rri pa shprehur keqardhjen që kryetari aktual i bashkisë sot e ka karrigen bosh, për të ardhur për t’u ballafaqur jo me mua, por në një debat, por në një diskutim të hapur, në një temë të lirë me profesionistë të të gjitha fushave si puna juaj. Për të folur për një bilanc për qytetin e Tiranës: çfarë punësh janë bërë në këto 8 vite, çfarë janë lënë pa bërë dhe çfarë do të bëhet”-tha Këlliçi.

Por teksa kundërshtari i tij, komenton vetëm në media programin e Belind Këlliçit, ky i fundit u shpreh para profesionistëve se për premtimin e urbanit falas, Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument pse është i pa realizueshëm. Nga ana tjetër, Këlliçi tha se ky angazhim do të ofrojë shërbim pa kosto për qytetarët, duke sjellë si shembull Maltën.

“Kam dëgjuar një mijë e një arsye se pse ky premtim nuk bëhet, por në asnjë moment nuk kam dëgjuar asnjë arsyetim logjik apo rracional, se ku bazohet kundërshtari politikë, le të themi, në këtë garë, për këtë qëndrim që mban. Dhe nga ana tjetër, unë kam dal me një qëndrim që nuk e kam shpikur unë. Eshtë një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, në disa kryeqytete. Zonja Kepi ka qenë para një jave në Maltë, në La Valeta, ku keni bërë një reportazh shumë interesant mbi benefitet që ka sjellë transporti publik falas në Maltë. Mbi faktin që është ulur trafiku në qytet, mbi faktin që është ulur në mënyrë të ndjeshme ndotja e ajrit në qytet, ka një barazi sociale dhe nga ky shërbim falas vetëm kanë përfituar qytetarët”, shtoi ai.

Në të njëjtën logjikë, Belind Këlliçi foli edhe për angazhimin tjetër, nënkalimin që do të zgjidh problemin e trafikut në qendër të Tiranës. Këlliçi tha se edhe për këtë projekt, Veliaj nuk ka argumenta kundër. “Prioriteti numër dy që kam përmendur, ka qenë nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”.

Duke folur për pikën tjetër të programit, uljen e taksave për biznesin, Belind Këlliçi tha se ky angazhim është i ngjashëm me modelin që aplikoi PD në vitin 2005, kur aplikoi taksën e sheshtë, dhe formalizoi biznesin duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

“Ne kemi dhënë një logjikë fare të thjeshtë të një modeli që është implemetuar pas vitit 2005 në Shqipëri, kur Partia Demokratike ka pasur mundësinë të qeverisë dhe kur prezantoi taksën e sheshtë. Në fakt u dyfishua buxheti, u dyfishuan pagat dhe pensionset, sepse u formalizua ekonomia dhe u zgjerua gama e kontribuesve në skemë. Ne sikur me 20% ta ulim informalitetin dhe korrupsionin, ne do të gjeneronim rreth 60 milionë euro më shumë të ardhura në arkën e Bashkisë Tiranë”

Duke prezantuar edhe pikat e tjera të programit, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave si dhe të 500 oazeve të gjelbra në lagjet e Tiranës, Belind Këlliçi tha para profesionistëve të lirë, se programi i tij ka në thelb uljen e kostove të jetesës.

“Në thelb targetojmë uljen e kostos së jetesës në qytet, sepse vetëm autobusi falas i kursen të paktën 52 mijë lekë në muaj familjeve në nevojë, pensionistëve dhe atyre që e përdorin këtë shërbim për të shkuar në punë. Mos harroni një biletë nuk kushton vetëm 400 lekë, kushton vetëm në kryeqytet në vijën e verdhë 400 lekë, po kushton 800 lekë në Bërzhitë, kushton 1000 lekë në Vishnje, kushton 1500 lekë në Shkallë dhe kushton 2000 lekë në Shëngjergj”-u shpreh Këlliçi.

 

Etiketa: KelliciKryesore1profesioniste

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Berisha nga vendlindja: Rama njeh vetëm vallen e parasë

Berisha nga vendlindja: Rama njeh vetëm vallen e parasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike e Liverpool me Notingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet
Breaking Views

Fitore dramatike e Liverpool me Notingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26

Liverpool mori një fitore dramatike dhe të rëndësishme pasditen e kësaj të diele në transfertë teksa mposhti Nottingham Forest me...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

17:22 - 22/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com